Shqipëria në BIOFACH 2025: Promovimi i produkteve organike shqiptare në një skenë globale - Business Magazine Albania

Shqipëria në BIOFACH 2025: Promovimi i produkteve organike shqiptare në një skenë globale

Shqipëria në BIOFACH 2025: Promovimi i produkteve organike shqiptare në një skenë globale
Në datat 11-14 Shkurt 2025, Shqipëria do të jetë pjesë e BIOFACH 2025, një nga panairet më të rëndësishme ndërkombëtare për produktet organike, i cili mbahet në Qendrën Ndërkombëtare të Ekspozitave Nuremberg Messe në Gjermani.
Pjesëmarrja shqiptare në këtë event prestigjioz organizohet nga AIDA (Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve), në bashkëpunim me ITC (International Trade Centre) dhe programin SIPPO Albania, duke ofruar një platformë të rëndësishme për promovimin e produkteve shqiptare në tregjet ndërkombëtare.

Në Pavijonin Shqiptar, i pozicionuar në Hall 5, Stand 171, do të prezantohen:
·         Bimë Medicinale dhe Aromatike (MAP)
·          Vajra Esencialë
·          Vaj Ulliri
Rëndësia e BIOFACH për Shqipërinë
BIOFACH ofron një mundësi unike për të ekspozuar produktet organike shqiptare përballë një audience globale të përbërë nga distributorë, importues dhe profesionistë të industrisë organike. Përmes kësaj pjesëmarrjeje, synohet të rritet ndërgjegjësimi për cilësinë e produkteve shqiptare dhe të krijohen ura të reja bashkëpunimi në tregjet ndërkombëtare.
Falë mbështetjes së AIDAITC dhe SIPPO Albania, Shqipëria ka mundësinë edhe këtë vit të prezantojë potencialin e saj të pasur dhe të kontribuojë në promovimin e sektorëve kyç si MAP, vajrat esencialë dhe vaji i ullirit – produkte të certifikuara dhe të qëndrueshme, që pasqyrojnë traditën dhe përkushtimin e prodhuesve vendas.
Fokusi tek eksporti dhe qëndrueshmëria
Pjesëmarrësit shqiptarë në BIOFACH 2025 janë kompani me përvojë, të përkushtuara ndaj cilësisë dhe qëndrueshmërisë, dhe të pajisura me certifikata ndërkombëtare që dëshmojnë standardet e larta të produkteve të tyre.
Vizitorët e panairit janë të ftuar të vizitojnë Pavijonin Shqiptar dhe të njihen nga afër me produktet organike të certifikuara, të cilat reflektojnë potencialin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë në sektorin organik global.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0