Shqipëria - Ndërtimi në kontekstin politik të dekadave

Shqipëria – Ndërtimi në kontekstin politik të dekadave


Në vjeshtë të vitit 2019 seria e aktiviteteve “Arkitektura në Ringturm” i ‘Wiener Städtischen Versicherungsverein’ e ngre perden e “tokës së panjohur” të Evropës: Shqipërisë. Në “tokën e panjohur” për një kohë të gjatë “të shqiptarëve” arkitektura paraqet një disiplinë relativisht të re kulture.

Që nga rënia e regjimit komunist, zhvillimi arkitektonik në Shqipëri qëndron në shenjën e tranzicionit me të gjitha format e dukurisë së tij. Ekspozita e ardhshme mbledh një përzgjedhje të shquar prej artefakteve të rralla arkitektonike të 100 viteve të kaluara nga e gjithë Shqipëria. Deri në vitet e hershme të 1990-ave, Shqipëria konsiderohej si “sekreti i fundit i Evropës”, pothuajse askujt nuk i lejohej hyrja. Ende edhe sot ndërmjetësimi i njohurive për vendin kufizohet në masë të gjerë në literaturë turistike. Në këtë ekspozitë “Arkitekura në Ringturm” ndërton një urë dhe i përkushtohet, së bashku me katalogun përkatës, kulturës së larmishme të ndërtimit të vendit më jugor evropian në detin Adriatik.

Periudhat relevante kohore nga perspektiva arkitektonike, që nga pavarësia e Shqipërisë në fillim të shekullit të 20-të, mund të ndahen në katër pjesë: koha nga Lufta e Parë Botërore deri në vitin 1939, pushtimi i Shqipërisë nga trupat italiane deri në vitin 1943, vitet e diktaturës komuniste deri në 1990-tën – dhe me në fund periudha kohore nga 1990-ta deri më sot. Edhe pse konteksti politik është gjithmonë me rëndësi të jashtëzakonshme për krijimin e arkitekturës, në Shqipëri ai zë një vlerë të veçantë – ky zhvillim nuk mund të krahasohet me asnjë vend tjetër.

Lexo: Arkitektura 2018: Flasim per trendet, jo degen…

Periudha kohore I: Nga Lufta e Parë Botërore deri në vitin 1939 
Në pavarësinë e Shqipërisë nga Perandoria Osmane në vitin 1913, Habsburgët kishin marrë pjesë – jo pa interes – në mënyrë vendimtare. I gjithë sistemi shtetëror (duke përfshirë sistemin e administratës, kulturës dhe arsimit) me të gjitha institucionet përkatëse duhej të krijohej më pas që nga fillimi. Krahas kushteve të vështira ekonomike e pengonte, para se gjithash, situata politike përparimin më të madh (të ndërtimit). Përveç kësaj Shqipëria asnjëherë në historinë e saj nuk qe një krijim homogjen: Klane, familje të mëdha dhe çifligarë e përcaktonin jetën politike, ekonomike dhe sociale. Veriu dallohej nga jugu jo vetëm për shkak të dialektit shumë të ndryshëm, zona bregdetare kishte prej kohësh një fe të vetë dhe besueshmëria e shumëllojshme ishte e gjithëpranishme.

Prandaj nuk është për t’u habitur që zhvillimi ndërtimor mbetej deri në fillim të 1940-ave në masë të papërfillshme. Standardit i përkiste shtëpia tradicionale e banimit, në shumicën e rasteve me jo më shumë se dy kate, që rridhte nga kultura osmane e ndërtimit. Përjashtime të rralla janë pak ndërtesa të vëllimshme pa planifikim “akademik”.

Periudha kohore II: Italia pushton Shqipërinë 
Një gjysmë viti para Luftës së Dytë Botërore, trupat e Italisë fashiste hynin në Shqipëri. Gjatë këtij pushtimi që zgjaste paralelisht me Luftën e Dytë Botërore deri në vitin 1943, administrata, planifikimi dhe arkitektura në Shqipëri binin plotësisht nën ndikimin italian. I ashtuquajtur “Stile Littorio” jepte gjuhën zyrtare të formave: Klasicizmi i thjeshtësuar, soliditete gurorë, veshje prej mermeri dhe travertine, përsëritja e elementeve të thjeshta si dhe përdorimi i relieveve të sheshta nëpër fasadat ose hapësirat e brendshme dhe krijimi i shesheve me shtatore e karakterizonin këtë stil. Kjo fazë e shkurtër, por aq intensive, ishte me rëndësi të madhe në mënyrë të veçantë për të gjitha fushat e ndërtimit – nga planifikimi urbanistik për të gjithë vendet e mëdha, nëpërmjet skicave arktiketonike, deri në realizimin konkret – dhe përfundoi me kapitullimin italian. Mirëpo konceptet e krijuara gjatë kësaj kohe mbeteshin me efekt për një kohë të gjatë.

Periudha kohore III: Dekadat e diktaturës komuniste 
Vetëm një dekadë pas fundit të Luftës së Dytë Botërore rifilluan ngadalë veprimtaritë e planifikimit dhe ndërtimit – por nën një regjim të ri totalitar dhe nën premisa krejt të ndryshme. Përpara se Enver Hoxha, kryetar i partisë komuniste t’ia afronte vendin ngushtë Bashkimit Sovjetik stalinist dhe të ngjitej në pushtet si diktator, Shqipëria deri në vitin 1948 lidhte një pakt me Jugosllavinë komuniste – vendi duhej të bëhej bile republika e shtatë e saj. Në kontekstin ndërtimor këto dekada të para të diktaturës do të thoshin marrjen përsipër të shembujve sovjetike. Arkitektë të rinj studionin në Moskë, nga Bashkimi Sovjetik vinin ekspertë dhe ngriheshin komplekse të tëra të fabrikave. Kredi mundësonin edhe një ndërtim të vëllimshëm të banesave dhe ngritjen e shtëpive të kulturës me afërsi tek partia në të gjitha qytetet e vogla dhe mëdha.

Plani i rregullimit të përgjithshëm Tiranë
Pas kohës së ndikimit të fortë të arkitektëve italianë u përpunua gjatë viteve 1957 deri 1958 plani i parë i rregullimit të përgjithshëm për Tiranën, i cili u përgatit me pjesëmarrjen aktive të ekspertëve shqiptarë. Lidhur me këtë binte në sy mentaliteti i Bllokut të Lindjes, veçanërisht të Bashkimit Sovjetik. Ky ndikim përforcohej, përveç kësaj, edhe nga brezi i ri i studentëve, të cilët i kishin mbaruar studimet e tyre në Bashkimin Sovjetik ose në vendet e tjera të Bllokut të Lindjes. Arkitekti shqiptar me përgjegjësi kryesore Misto Mele kishte studiuar arkitekturë dhe planifikim urbanistik në Bashkimin Sovjetik dhe pastaj ai kishte marrë pjesë në studime të shumta për urbanistikën në Shqipëri. Ndër të tjera ai e udhëhiqte Institutin shtetëror të planifikimit. Plani i rregullimit ndiqte një koncept të qartë të krijimit ose zgjerimit të zonave industriale dhe ekonomike në lagjet e afërta, për ta mbajtur të vogël distancën nga zonat e banimit dhe atëherë edhe shpenzimet e transportit. Zonat kryesore të prodhimit dhe industrisë gjendeshin në perëndim të vendit.

Kombinati i tekstilit ‘Stalin’ 
Zona kryesore industriale ishte kombinati i tekstilit ‘Stalin’ që ishte ngritur me ndihmën sovjetike. Ai ndodhej në një terren me madhësi prej 25 hektarësh në luginën e Yzberishtit, pesë kilometra larg qendrës së qytetit. Kur në vitin 1951 fillonte prodhimi, kombinati i tekstilit ‘Stalin’ ishte ndërmarrja më e madhe industriale e Shqipërisë. Në fillim të vitit 1953 punonin në kombinat 2200 vetë dhe deri në vitin 1955 ishte planifikuar një ngritje në 4500 punëtorë. Edhe pse kombinati nuk ndodhej larg qendrës së qytetit, ai ishte organizuar pothuajse si një qytet satelit. Ai kishte një zonë banimi më vete me institucione për shërbime, një central elektrik dhe një lidhje të mirë me linjën hekurudhore në zonën industriale të Kasharit. Planifikimi i detajuar i zonës së banimit të kombinatit u përpunua në bazë të skicës fillestare ruse, por në vulën e planit të marsit të vitit 1955 përmendet si krijues Skënder Kristo Luarasi.

Enver Hoxha ndiqte ndërkohë bindjen e tij, pas një vizite në Moskë ai ishte magjepsur nga Stalini. Edhe dekada pas vdekjes së tij dhe zbulimit të makinacioneve të tij Hoxha mbetej rreptësisht pranë maksimave staliniste. Deri në momentin e fundit ai e konsideronte veten si i vetmi stalinist-leninist i vërtetë në të gjithë botën. Por në Moskë koncepti i tij i komunizmit kombëtar nuk vlerësohej shumë respektivisht, bile u buzëqesh kur pas reformave të Hrushovit ndodhi thyerja.

Si pasojë e mosmarrëveshjes diktatori shqiptar u përpoq në fund të fundit nga nevoja ekonomike, të merrte mbështetje nëpërmjet një lidhjeje me Republikën Popullore të Kinës, por e cila gjeti tashmë në vitin 1977 fundin e saj të beftë. Ndikimi i ‘Mbretërisë së Mesit’ ishte modest në vitet në vazhdimësi, dhe Shqipëria gradualisht kaloi në stanjacion. Me mjetet më të thjeshta dhe në një nivel tepër të ulët teknik bëheshin gati me dëshpërim përpjekje që të përmirësohej situata. Brigada të punës, të sistemuara në çadra direkt pranë kantierit – për të cilat detyroheshin edhe gra dhe fëmijë – krijonin, nën indoktrinim të vazhdueshëm politik, strehë tepër të thjeshta për masat, të cilat nuk bazoheshin në skica individuale arkitektonike, për në planimetri të standardizuara. Disa regjistrime të rralla private (të cilat ishin të ndaluara dhe të shtrenjta) tregojnë sllogane të vizatuara në muret e shtëpive në gërma të mëdha dhe  të përhapura nga altoparlantë, automjete me propaganda të montuara për partinë, dhe vizita prej shokëve të lartë të partisë në kantiere ndertimi për të prodhuar pamje me efekt propagandues. Pervec kesaj, nga frika e tepruar nga një sulm i mundshëm në të gjithë vendin bunkerë.

Bunkerë në të gjithë Shqipërinë 
Bunkerët u shërbenin ushtarëve të ushtrisë si strehë dhe sot ata janë simbol i paranojës së sistemit komunist në Shqipëri. Rreth 170.000 bunkerët e dokumentuar dallohen sipas tipareve të tyre ndërtimore, të kushtëzuara nga pozicioni i tyre gjeografik. Ata ngriheshin gjatë kohës së regjimit totalitar kudo në vend për mbrojtjen kundër një pushtimi të ardhshëm, në natyrë të lirë si dhe në zonat e qyteteve. Shpesh herë ata qëndronin si pozicione artilerie ose si ansamble prej tre ose më shumë bunkerësh të lidhur me tunel në kodra ose male dhe u shërbenin qëllimeve të ndryshme ushtarake. Ata mund të gjenden në pothuajse çdo zonë të banuar dhe nëpër blloqet e banimit në zonat e qyteteve në Shqipëri, ku ata do të duhej t’i kishin shërbyer popullsisë civile si hapësira nëntokësore të mbrojtjes në rast të një sulmi. Këto ndërtesa për mbrojtjen e vendit kundër një armiku të mundshëm, i cili nuk erdhi asnjëherë, e përforconin përshtypjen e një shteti burg. Si monumente në natyrë dhe në qytet ata mishëronin bllokimet fizike dhe mendore dhe kujtojnë edhe sot këtë të kaluar.

Lexo: Smart Home, një pronë e re

Reformat e Hoxhës kulmonin në vitin 1967 në ndalimin e feve dhe shpalljen e „shtetit të parë ateist“. Duke e shpërfytyruar historinë, Hoxha përpiqej që ta formonte Shqipërinë e përçarë në një komb. Për zhdukjen e kujtesës historike „përshtatej“ në mënyrë veçanërisht të mirë urbanistika – duke prishur lagje të tëra të vjetra zhdukeshin dëshmitë e së kaluarës. Jo vetëm në Tiranë humbej hijeshia tipike orientale, në Shkodër mbetej vetëm një pjesë e vogël prej saj: në 1983 ishte shembur atje shumica e shtëpive tradicionale në stilin osman me qemer dhe bahçe, e njëjta gjë bëhej edhe me vilat italiane, të cilat ishin mbështjellë pjesërisht, për t’u zhdukur, me substancë të re ndërtimore.

Periudha kohore IV: 1990 – 2019 
Pas vdekjes së diktatorit në vitin 1985 vendin e tij e zuri Ramiz Alia, dora e djathtë e Hoxhës në vitet e vonshme. Në fund të 45 viteve të pushtetit totalitar në Shqipëri ishte e qartë që arkitektura dhe urbanistika ekzistuese nuk krijonin asnjë ambient më të mirë, por paraqisnin një manifestim hapësinor të mposhtjes, i cili kishte rrjedhur nga mungesa e vetëdijes së identitetit dhe zbrazëtia shpirtërore, të cilat e karakterizonin gjithë jetën në vend. Ky është shkaku pse njerëzit pas rrënimit të regjimit e trajtonin “rreptësisht” hapësirën urbane dhe nuk tregonin gati asnjë lidhje me atë. Një valë e egër e urbanizimit pa formë vërsulej mbi zonat kryesore të qyteteve të vendit.

Pas rrëzimit të regjimit komunist në vitin 1990 Shqipëria u shndërrua në republikë parlamentare. Një vit më vonë zhvilloheshin zgjedhjet e para të lira, procesi i mëvonshëm i transformimit zhvillohej në mënyrë të zvarritur. Në vitin 1997, strukturat e shtetit u rrënuan prej asaj që u quajt më vonë kriza piramidale. Që prej atëherë, janë implementuar reforma që synojnë për të përgatitur Shqiperinë për anëtarësim në Bashkimin Europian, shteti është klasifikuar si një kandidat zyrtar për integrimin në BE që nga 2014.

Aktualisht, zhvillimi arkitekturor ndikohet nga procesi i tranzicionit, dhe nga një ambient i cili, krijimin e një arkitekture cilësore e ka urdhër të lartë, si pasojë e marredhënieve komplekse midis privatizimit, kthimit të pronave dhe investimeve ndërkombëtare. Planfikimi urban dhe rajonal entuziast tani ka për qëllim për të krijuar mekanizma kontrolli dhe struktura të cilat do të sigurojnë një bazë për arkitekture solide, afat-gjatë dhe me vlerë të larë.

Më shumë informacion

  • Vizitë e shoqëruar me guidë për shtypin: Të mërkurë, dt. 9 tetor 2019, ora 10:00
  • Në podium: Adolph Stiller, Sotir Dhamo, Besnik Aliaj, Saimir Kristo
  • Hapja: Të mërkurë, dt. 9 tetor 2019, ora 18:30 (hyrja vetëm me ftesë)
  • Kuratori: Adolph Stiller
    Në bashkëpunim shkencor me grupin e punës së universitetit ‘Polis’ në Tiranë.
  • Vendi i ekspozitës: Qendra e ekspozitave në ‘Ringturm’
    Schottenring 30, 1010 Wien
  • Orari i vizitave: Të hënë deri të premte: Ora 9:00 deri në orën 18:00, hyrja falas
    (e mbyllur në ditët e festave)

Pyetje sqaruese drejtojini tek: Romy Schrammel
T: +43 (0)50 350-21224
F: +43 (0)50 350 99-21224
E-mail: [email protected]

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0