Smart Home, një pronë e re
Përditësuar së fundmi: 26/07/2019

Smart Home, një pronë e re

Share
nga Ornela Trupja
Kor 26, 2019


Nën sloganin “Së bashku krijojmë një pronë të re”, industria Smart Home po zgjerohet me ritme të shpejta. Krijimi i Smart City, Smart Building, Smart Home, Smart Meter, Smart Grid është bërë i mundur nga përdorimi i teknologjive dixhitale dhe aplikacioneve, siç janë Interneti i Gjësendeve (IoT), Inteligjenca Artificiale, Big Data/Data Analytics dhe Realiteti Virtual.

Smart Home cilësohet ASET i ri, i  cili krijon vlerë të pronës ose objektit me dimensione të ndryshme në eficiencë, qëndrueshmëri dhe ekonomizim.

Lulzim Veliu, përfaqësues i Smart Home thtoë se, “Smart Home është një sistem, i cili synon t’u sjellë njerëzve siguri dhe komoditet. Vizioni i Smart Home synon të bëjë më të lehtë jetën e të tjerëve, më të rehatshme, më të sigurt dhe energjinë më eficiente. Parim është mjedisi i qëndrueshëm në të mirë dhe interes të klientëve.

Por çfarë është Smart Home?

Smart Home është shtëpia inteligjente e rrjetëzuar që mendon vetë, kursen rrymë, rregullon ngrohjen e ajrosjen dhe kontrollon ndriçimin, kujdeset për siguri, u përshtatet sjelljeve të banorëve, si dhe zgjerohet në çdo kohë.

Pse duhet të bashkëpunoni me Smart Home?

Ja 10 arsye pse duhet të bashkëpunoni me Smart Home:

  1. Klientëve u ofron përjetime të veçanta në shtëpi me funksione komode dhe argëtuese
  2. I japin mundësinë klientit të lirohen nga shumë veprime të përditshme dhe të bezdisshme, dhe kështu ata kursejnë kohë dhe nervozizëm.
  3. Krijojnë një mjedis jetësor të shëndetshëm për klientët
  4. E bën shtëpinë më të sigurtë dhe në këtë mënyrë zvogëlojnë numrin e lëndimeve serioze dhe të vdekjeve në shtëpi.
  5. Zgjerojnë aftësitë e klientëve përmes automatizimit
  6. Krijojnë ambiente e përshtatshme për të gjitha situatat e klientëve
  7. Kujdesen që operimi dhe hapësira përdoruese e shtëpisë të jenë aq të lehta, sa kushdo të mund t’i aplikojë ato me mjete të lehta të kontrollit
  8. Krijojnë efiçiencë, në mënyrë që të gjithë të jetojnë me standard pa e shkatërruar globin
  9. Ka çmime konkurruese
  10. Ju ofrojnë klientëve një aset të ri si: investim financiar mbi pasurinë e patundshme ose pronën.

Drejtuesit e DigitalSTROM theksojnë se kompania i kushton një rëndësi të veçantë mbrojtjes së të dhënave dhe të privatësisë. Prandaj, arkitektura, infrastruktura dhe operacionet e sistemit, janë të dizajnuara për të mbrojtur privatësinë e banorëve, ose edhe të qiramarrësve dhe për të minimizuar rrezikun e abuzimit.