Shqipëria mes 20 vendeve që përballen me kolapsin e rënies së popullsisë

Shqipëria mes 20 vendeve që përballen me kolapsin e rënies së popullsisë


Ndërsa popullsia në botë pritet të vazhdojë të rritet për dekadat e ardhshme, shumë vende përballen me rënie serioze demografike. Këto vende kanë një nivel të ulët të lindjeve dhe nivele të larta të emigracionit, gjë që çon edhe në plakjen e popullsisë.

Sipas disa të dhënve zyrtare, Japonia është vendi  i cili po përballet me një rënie të lartë të demografisë, pasi numri i lindjeve është shumë i ulët. Bullgaria është një tjetër vend që po e vuan plakjen e popullsisë, për shkak të numrit të kufizuar të lindjeve. Kjo vjen si pasojë e kushteve të vështira arsimore dhe ekonomike të vendit. Progres në këtë drejtim pritet të bëjë SHBA-ja, e cila pritet të rigjenerojë popullsinë e plakur.

Lexo: 20 VENDET MË TË BUKURA PËR T’U VIZITUAR, SIPAS UDHËTARËVE

Këtu janë 20 vendet që pritet të kenë një trurrje të popullsisë midis viteve 2020 dhe 2050:

20. Italia: Popullsia parashikohet të bjerë nga 60.5 në 54.4 milionë në vitin 2050, një rënie prej 10.1%.

19. Kuba: Popullsia parashikohet të bjerë nga 11.3 milionë në 10.2 milionë në vitin 2050, një rënie prej 10.3%.

18. Maqedonia e Veriut: Popullsia parashikohet të bjerë nga 2.1 milionë në 1.9 milionë në 2050, një rënie prej 10.9%.

17. Portugalia: Popullsia parashikohet të bjerë nga 10.2 milionë ë në 9.1 milionë në 2050, një rënie prej 10.9%.

16. Gjeorgjia: Popullsia parashikohet të bjerë nga 4.0 milionë në 3.5 milionë në 2050, një rënie prej 11.8%.

15. Polonia: Popullsia parashikohet të bjerë nga 37.8 milionë në 33.3 milionë në 2050, një rënie prej 12.0%.

14. Hungaria: Popullsia parashikohet të bjerë nga 9.7 milionë në 8.5 milionë në 2050, një rënie prej 12.3%.

13. Estonia: Popullsia parashikohet të bjerë nga 1.3 milionë në 1.2 milion në 2050, një rënie prej 12.7%.

12. Greqia: Popullsia parashikohet të bjerë nga 10.4 milionë në 9.0 milionë në 2050, një rënie prej 13.4%.

11. Rumania: Popullsia parashikohet të bjerë nga 19.2 milionë në 16.3 milionë në 2050, një rënie prej 15.5%.

10. Shqipëria: Popullsia parashikohet të bjerë nga 2.9 milionë në 2.4 milionë në 2050, një rënie prej 15.8%.

9. Japoni: Popullsia parashikohet të bjerë nga 126.5 milionë në 105.8 milionë në 2050, një rënie prej 16.3%.

8. Republika e Moldavisë: Popullsia parashikohet të bjerë nga 4.0 milionë në 3.4 milionë në 2050, një rënie prej 16.7%.

7. Kroacia: Popullsia parashikohet të bjerë nga 4.1 milionë në 3.4 milionë në 2050, një rënie prej 18.0%.

6. Bosnja dhe Hercegovina: Popullsia parashikohet të bjerë nga 3.3 milionë në 2.7 milionë në 2050, një rënie prej 18.2%.

5. Serbia: Popullsia parashikohet të bjerë nga 8.7 milionë në 7.1 milionë në 2050, një rënie prej 18.9%.

4. Ukraina: Popullsia parashikohet të bjerë nga 43.7 milionë në 35.2 milionë në 2050, një rënie prej 19.5%.

 3. Letonia: Popullsia parashikohet të bjerë nga 1.9 milionë në 1.5 milionë në 2050, një rënie prej 21.6%.

2. Lituania: Popullsia parashikohet të bjerë nga 2.7 milionë në 2.1 milionë në 2050, një rënie prej 22.1%.

1. Bullgaria: Popullsia parashikohet të bjerë nga 6.9 milionë në 5.4 milionë në 2050, një rënie prej 22.5%.

Business Insider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0