Shqipëria mes 10 shteteve me internetin më të shpejtë në celular, sipas Forbes - Business Magazine Albania

Shqipëria mes 10 shteteve me internetin më të shpejtë në celular, sipas Forbes

internet

Vodafone Albania është renditur në vend të 8-të në botë, për shpejtësinë e internetit në celular. Kjo arritje e pozicionon Shqipërinë mes 10 rrjeteve  më të shpejtë në të gjithë botën. Renditja u publikua nga Forbes Middle East, bazuar në rezultatet e testimeve nga Speedtest by Ookla, ku në vend të parë për shpejtësinë e rrjetit celular spikat operatori Etisalat në Emiratet e Bashkuara Arabe, i ndjekur nga SK Telecom në Korenë e Jugut dhe Ooredoo në Katar. Ky pozicionim është një sukses për tregun e komunikimeve elektronike në Shqipëri, në një kohë kur digjitalizimi dhe zhvillimi i rrjeteve digjitale është prioritet i axhendës së Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor.

Vetëm pak ditë më parë, Shqipëria priti Samitin e tretë të Ballkanit Perëndimor për këtë vit, ku qeveritë e Rajonit, Bashkimit Europian, përfaqësues nga agjencitë e sektorit publik dhe sipërmarrës privatë, shkëmbyen eksperienca dhe morën angazhime, për të çuar përpara digjitalizimin, si faktor kyç i krijimit të një të ardhme të qëdrueshme ekonomike për rajonin.

 

Metodologjia “Rrjeti më i shpejtë celular në botë” për ofruesit kryesorë të shpejtësisë u përcaktua duke vlerësuar Speed Score të secilit ofrues në Q2-Q3 2020. Për të përcaktuar ofruesit më të shpejtë për rrjetet mobile, Ookla vlerëson Speed Score nga të gjitha rezultatet e provave të marra duke përdorur Chipsets Moderne. Për t’u përcaktuar si një ofrues i lartë, rezultatet e Speedtest të operatorit duhet të përbëjnë të paktën 3% të madhësisë së mostrës në zonat e tyre gjeografike. Me mbi 10 milion teste të iniciuara nga konsumatorët të marra çdo ditë në Speedtest®, Ookla siguron një pasqyrë të paçmuar për performancën, cilësinë dhe aksesin e rrjeteve në të gjithë botën. Si ofruesi i preferuar i të dhënave për operatorët e telekomunikacionit, organet rregullatore, organet tregtare, analistët, gazetarët, universitetet, organizatat jofitimprurëse dhe agjencitë qeveritare, Ookla i ndihmon këto organizata të kuptojnë plotësisht gjendjen e rrjeteve në të gjithë botën, sipas vendndodhjes dhe ofruesit.

Lexo: Drejtori i Vodafone Albania në Samitin digjital të Ballkanit Perëndimor: Të punojmë për të mos humbur kohë në proçesin e digjitalizimit

“Në emër të Ookla, është nderi im i veçantë të njoh Etisalat për sigurimin e lidhjes më të shpejtë të internetit celular në botë. Për të arritur performancën kulmore të rrjetit midis shumë operatorëve kryesorë në botë është një vlerësim vërtet i rëndësishëm. Ekipi i Etisalat ka punuar në mënyrë precize jo vetëm të sigurojnë që klientët e tyre të marrin performancë të jashtëzakonshme, por edhe të vendosin shiritin për të cilin duhet të përpiqen të gjithë operatorët e tjerë të rrjetit në të gjithë botën”, tha, Doug Suttles, CEO i Etisalat.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0