Drejtori i Vodafone Albania në Samitin digjital të Ballkanit Perëndimor: Të punojmë për të mos humbur kohë në proçesin e digjitalizimit - Business Magazine Albania

Drejtori i Vodafone Albania në Samitin digjital të Ballkanit Perëndimor: Të punojmë për të mos humbur kohë në proçesin e digjitalizimit

Vodafone Albania

Shqipëria ishte shteti pritës i Samitit të tretë të Ballkanit Perëndimor për këtë vit.

Ky samit u zhvillua virtualisht me përfaqësues të lartë nga qeveritë e Rajonit, Bashkimit Europian, përfaqësues nga agjencitë e sektorit publik dhe sipërmarrës privatë, që shkëmbyen eksperienca lidhur me lidhjet digjitale përmes rrjeteve të besueshme, digjitalizimin e proceseve të biznesit, atë të shërbimeve publike si dhe zhvillimin e aftësive digjitale.

Si një prej aktorëve kryesorë në realizimin e axhendës digjitale për Shqipërinë, Vodafone Albania, e përfaqësuar nga Drejtori i Përgjitshëm z.Achilleas Kanaris, ishte pjesë e diskutimit në panelin kryesor, dedikuar rëndësisë së proçesit të digjitalizmit dhe hapave drejt transformimit digjital për Ballkanin Perëndimor.

Në fjalën e tij, z.Kanaris u shpreh se digjitalizimi është një domosdoshmëri për zhvillimin e shoqërisë dhe garantimin e një të ardhme të qëndrueshmë ekonomike. Pandemia e Covid-19 ishte një dëshmi sesi shërbimet digjitale mundësojnë vazhdimësinë e biznesit, institucioneve dhe shërbimeve publike edhe në kohë sfidash.

“Emergjenca e Covid-19 na bëri të reagojmë shpejt e të përshtatemi me realitetin e ri, ku komunikimi dhe përditshmëria u zhvendos online. Nuk duhet të ndalemi dhe duhet të ruajmë ritmin drejt zhvillimit të shoqërisë digjitale në të njëjtën kohë me Bashkimin Europian. Vodafone Albania prej kohësh po punon në disa aspekte për digjitalizimin në Shqipëri. Përpos investimit në infrastrukturën e rrjetit mobile dhe fiks, Vodafone i dedikon një rëndësi të veçantë edukimit digjital, si pjesë tepër e rëndësishme e gjithë proçesit të digjitalizimit. Ne si industri, sektori privat dhe qeveritë, duhet të bashkëpunojmë për të çuar përpara zhvillimin e infrastrukturës digjitale, në të gjithë rajonin, duke i hapur vendin edhe shtrirjes së teknologjive të reja që mundësojnë shpejtësi dhe konektivitet më të lartë.

Lexo: Vodafone Albania vlerësohet nga umlaut si rrjeti më i mirë në Shqipëri

Bashkimi Europian e ka renditur ndër prioritetet kryesore dixhitalizimin. Në planin e rimëkëmbjes ekonomikë post Covid-19, BE i ka dedikuar fonde të konsiderueshme zhvillimit të infrastrukturave me cilësi të lartë. Ndër pikat kyçe të programeve aktuale të BE-së  përmendet Konektiviteti – të qenit të ndërlidhur në rrjet. Ballkani Perëndimor nuk duhet të mbetet pas, por sëbashku, duhet të bashkëpunojmë për të ecur paralelisht me axhendën digjitale Europiane” – shtoi Kanaris.

Vodafone Albania, pjesë e Vodafone Group , lider i telekomunikacionit në Europë, është kompania me kontributin më të lartë për zhvillimin e industrisë së komunikimeve elektronike në Shqipëri. Rrjeti i Vodafone Albania është rrjeti me performancën superiore në të gjitha parametrat dhe i mundëson bizneset, familjet, institucionet të jenë gjithnjë te lidhur kudo dhe në çdo kohë.

Gjatë emergjencës Covid-19 Vodafone luajti një rol të rëndësishëm për të mundësuar zgjidhje digjitale dhe komunikim për sektorë te rëndësishëm të ekonomisë,  mundësoi shërbim të pandërprerë për klientët e saj, në çdo cep të Shqipërisë, si dhe akses në edukim digjital për 15,000 fëmijë të familjeve në nevojë në të gjithë Shqipërinë.

.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0