Shqipëria i bashkohet EFSA-s në fushatën mbarë evropiane për të parandaluar Murtajën Afrikane të Derrave (#StopMAD) - Business Magazine Albania

Shqipëria i bashkohet EFSA-s në fushatën mbarë evropiane për të parandaluar Murtajën Afrikane të Derrave (#StopMAD)

Autoriteti Evropian i Sigurisë Ushqimore (EFSA) së bashku me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural po bashkojnë forcat në vitin 2023 në një fushatë mbarë evropiane për të mbështetur luftën kundër Murtajës Afrikane të Derrave (MAD). Tani në vitin e saj të katërt, fushata #StopMAD rrit ndërgjegjësimin e fermerëve, gjuetarëve dhe veterinerëve në tetëmbëdhjetë vende evropiane, duke përfshirë Shqipërinë, për këtë sëmundje shumë ngjitëse dhe i inkurajon ata të ndërmarrin veprime për të parandaluar përhapjen e saj.

”Gjatë dekadës së fundit, Murtaja Afrikane e Derrave ka pasur një ndikim dramatik në sektorin evropian të rritjes së derrave dhe vazhdon të ndikojë në ekonominë lokale dhe rajonale. Ndërsa shifrat e fundit tregojnë shenja inkurajuese se përpjekjet për të parandaluar përhapjen e virusit mund të kenë efekt, tabloja në të gjithë Evropën nuk është aspak pozitive dhe ne duhet të qëndrojmë vigjilentë. Fermerët, gjuetarët dhe veterinerët kanë një rol veçanërisht të rëndësishëm në raportimin e rasteve të dyshimta”, tha Bernhard Url, Drejtori Ekzekutiv i EFSA.

Fushata #StopMAD inkurajon fermerët, veterinerët dhe gjuetarët që të ‘zbulojnë, parandalojnë, raportojnë’ rastet e MAD te derrat e butë dhe derrat e egër. Ajo drejtohet në partneritet me autoritetet lokale në tetëmbëdhjetë vende, dhe në Shqipëri ajo drejtohet nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

“Duke ju referuar situatës së Shqipërisë me zero raste, parandalimi i MAD siguron një të ardhme të sigurt për fermat e derrave. Kontrolli në import, bashkëpunimi me shërbimet veterinare të shteteve fqinjë, ndjekja e situatës shëndetēsore në fermat e mbarështimit të derrave, fushatat e ndërgjegjsimit janë masat parandaluese efikase për mbrojtjen e territorit shqiptar nga MAD. “ – thekson Keti Margariti, CVO në MBZHR.

Në vitin 2022, numri i shpërthimeve të MAD në popullatat e derrave të butë dhe derrave të egër ra ndjeshëm në vende të tilla si Rumania, Polonia dhe Bullgaria krahasuar me një vit më parë, sipas një raporti të ri  të publikuar sot nga EFSA. Megjithatë, MAD u rishfaq në Greqi dhe Çeki dhe vazhdon të përhapet në vendet fqinje me BE-në si Serbia dhe Moldavia. Për herë të parë në vitin 2022, kjo sëmundje u shfaq edhe në Maqedoninë e Veriut.

Lexo: Ethet afrikane të derrit: fushata është shtrirë në shtete të reja

EFSA-ASF-2023-Infographics

Mësoni, angazhohuni, shpërndani

Vizitoni faqen e internetit të EFSA për më shumë informacione rreth MAD, si dhe shfletoni infografikët, postimet e gatshme për përdorim në mediat sociale dhe materialet e  tjera.

Si një Agjenci e BE-së, EFSA i nënshtrohet Rregullores (BE) 2018/1725, e cila ka vlerë të barabartë ligjore si Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave (BE) 2016/679 (GDPR) e zbatueshme në Shtetet Anëtare të BE-së, e cila është në përputhje me rregullat dhe parimet e GDPR për mbrojtjen e të dhënave personale.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është të shkosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin.”
— Uinston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0