Qeveria shqiptare ka vendosur së fundi që të huajt që vijnë në Shqipëri për të punuar në fushën e teknologjisë së informacionit (IT) do të kenë procedurë më të thjeshtuara për të qëndruar në Shqipëri.
“I huaji, i cili në momentin e kalimit në një nga pikat e kalimit kufitar gjatë hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë, provon se do të punojë në një shoqëri IT, nëpërmjet një deklarate të lëshuar nga vetë shoqëria, …ka të drejtë të hyjë pa vizë dhe të qëndrojë pa leje unike në Republikën e Shqipërisë për një afat deri në 1 (një) vit” përcaktohet ndër të tjera në vendim.
Gjatë kësaj periudhe, punonjësi i huaj mund të aplikojë për t’u pajisur me leje unike në Republikën e Shqipërisë.
Lexo: Kënga e krijuar nga inteligjenca artificiale trondit industrinë e muzikës
Emigracioni i lartë, që ka prekur forcën e specializuar të punës, po ndikon dukshëm tek bizneset shqiptare.
Prej profesionistëve që po largohen kryesojnë ata të teknologjisë së informacionit. Ata mund të gjejnë lehtësisht punë në çdo vend tjetër të Europës, duke përfituar dhe nga kërkesa e lartë dhe lloji i profesionit.
Eurostat bëri të ditur se 67.8% e ndërmarrjeve shqiptare që kanë rekrutuar ose janë përpjekur të rekrutojnë specialistët e specialistët e teknologjisë së informacionit (ICT) kanë pasur vështirësi në plotësimin e vendeve të punës për ICT.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.