Shqipëria ende nuk beson në inovacion! - Business Magazine Albania

Shqipëria ende nuk beson në inovacion!

Nga: PhD. Pleurat Rexhepi, Drejtor i Metropolitan Incubator. 

Biznesi shqiptar është relativisht i ri në tregun ndërkombëtar dhe has në vështirësi të shumta për të udhëhequr çdo iniciativë që është pjesë e marrëveshjeve ndërkombëtare. Kjo për shkak të mungesës së institucioneve të forta, sistemit gjyqësor të pavarur, investimeve në risi dhe kapitalit human. Këta faktorë janë shumë të rëndësishëm për të gjeneruar motorin e ri ekonomik për prosperitet shoqëror. 

Në vitin 2017, Shqipëria shpenzoi reth 40 milion euro në kërkim-zhvillim ose 0.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (Monitor 2017). Një përqindje shumë e vogël krahasuar me tregjet e mëdha të cilat shpenzojnë nga 2% deri 3% të GDP-së të tyre në kërkim-zhvillim. Në vitin 2009 Shqipëria arriti një rritje në buxhetin për edukimin, megjithatë ende mbetet i vogël. 

Lexo: Bllokimi i bartjes së numrit, AKEP gjobit operatorët celularë

Sipas Xhepës (2019), “në vitin 2009, buxheti i shtetit financonte arsimin me 38 miliardë lekë, në një total të shpenzimeve publike prej 401 miliardë lekë. Shpenzimet për arsim zinin 9.5% të totalit të shpenzimeve buxhetore. Ndërsa në vitin 2019, buxheti ka parashikuar një financim për arsimin në shumën 42 miliardë lekë, në një total shpenzimesh publike prej 519.6 miliardë. Arsimit, pra, i janë alokuar vetëm 8% e shpenzimeve publike, nga 9.5% një dekadë më parë”. 

Duke konsideruar parametrat vlerësues të mirëqenies së shoqërisë shqiptare qeveria e Shqipërisë duhet të shpenzojë dy deri tre herë më tepër në edukim për laboratore të reja, risi, iniciativa të sipërmarjes së lirë, subvencione, fakultete të reja, programe të reja, infrastrukturë të re, duke i mundësuar liri nga çdo iniciativë politike. 

Kur politikat e qeverisëse ndjekin shkaqe dhe nxitje të arsyeshme, ato gjithmonë fokusohen në shtimin e buxhetit dhe pavarësinë e iniciativave ekonomike inovatore. Në këtë moment, si pasojë e vështirësive në buxhet, kërkim-zhvillimi vazhdon të jetë shumë i vogël krahasuar me tregjet e zhvilluara. 

Ekonomia e Shqipërisë ka rrezik kryesor mungesën e fuqisë profesionale me njohuri të përditësuara. Ekonomia e njohurisë, nga ana tjetër, rrezikohet nga mosrritja e shpenzimeve në buxhet, në të njëjtën masë dhe ritëm me ekonomitë e synuara. 

Lexo: Pa abone të përgjithshme për 3 muaj/ Drejtori i Transportit zbulon si do veprohet në shtator

Emigrimi ynë më masiv ndodh drejt atyre ekonomive, për këtë arsye të gjitha analizat duhen krahasuar me vendet e zhviluara dhe jo me rajonin. Në këtë mënyrë qeveria që formon dhe zhvillon politika shtetërore kupton më mirë problemet dhe alokimet e fondeve për zhvillimin e mirëqenies shoqërore. 

Edhe pse ka patur shumë investime fikse në aspekte të ndryshme të infrastrukturës, mbeten ende boshllëqe të mëdha në investimin e dijes. Shpesh herë duket se investimeve në stadiume ju jepet një rëndësi më e madhe se investimet në ekonominë e njohurisë. Këto fakte duhet të jenë alarmuese nëse vazhdon i njëjti ritëm edhe për vitin tjetër: rritje të shpenzimeve në sport dhe harresë të investimeve në inovacion. 

Monitor / Statista / Panorama

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0