Shqipëria "boom" turistësh, 70% e pushuesve nga bota -

Shqipëria “boom” turistësh, 70% e pushuesve nga bota

Shqipëria "boom" turistësh, 70% e pushuesve nga bota

Shqipëria regjistron numra të lartë të turistëve që vizitojnë vendin. Kjo është konfirmuar nga INSTAT, e cila në raportin e strukturave të akomodimit për muajin Maj të këtij viti, regjistron një rritje prej 38% të vizitorëve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Shqipëria ka 52% më shumë vizitorë se vitin e kaluar nga të gjithë bota që kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet e verës. Vetëm për muajin Maj të këtij viti u regjistruan gjithsej afër 110,000 vizitorë të huaj, që përfaqësojnë 70% të numrit total të pushuesve, prej të cilëve 30% ishin nga e gjithë bota.

Ata kanë zgjedhur destinacionet në jug dhe në bregdet, të cilat kanë rritur masivisht numrin krahasuar me vitin e kaluar me 98.5%.

Lexo edhe:Veliaj prezanton nismën e re: Tani mund të vizitosh Tiranën me OpenBus Albania

Edhe numri i pushuesve shqiptarë është rritur me gati 20%, të cilët vazhdojnë të kalojnë pushimet e tyre në Shqipëri.

Risia për këtë vit janë hapësirat për kamping, çadra dhe karavanët, të cilat nga 108 vizitorë në Maj të vitit të kaluar, kanë rritur me 3032 vizitorë në total këtë vit. Ky inovacion shënon një trend të ri për strukturat e akomodimit të vendit, duke shënuar një kërkesë relativisht të re në treg, të ndryshme nga kërkesa tradicionale.

Festivalet e ndryshme në bregdet kanë nxitur këtë trend të pushimeve, veçanërisht nga të rinjtë që zgjedhin të qëndrojnë në çadra dhe kampingu për një përvojë të ndryshme dhe ekonomike.

EN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0