Në një takim në Pogradec, kanë rënë dakord për këtë ministri ynë i Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe homologu i tij maqedonas, Oliver Spasovski. Gjatë takimit ata theksuan se do të ndërmerren hapat e nevojshëm për të ngritur pika të përbashkëta kufitare deri me 1 Prill të këtij viti.
Një pikë e përbashkët kufitare nënkupton më pak procedura, e kohë në kalim dhe vlen mbi të gjitha për tregtinë e mallrave.
Modeli “one- stop-shop” i kontrollit në kufi, pritet të lehtësojë qarkullimin ndërkufitar. Aktualisht Maqedonia ka pikë doganore të tillë me Serbinë.
Ministri maqedonas tha se po punohet për të përmirësuar kushtet dhe infrastrukturën e pikës së përbashkët ndërkufitare të Trebishtit.
Prej vitit të kaluar grupet me të mëdha të investimit në Shqipëri kanë zgjeruar investimet e tyre edhe në Maqedoni, çka nënkupton edhe rritje të qarkullimit lëvizjeve të njerëzve dhe mallrave.
Lexo: Sipërmarrjet shqiptare rrisin investimet në Ballkan
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto