Shqipëri-Kosovë, gratë sipërmarrëse angazhohen për të zhvilluar tregun e përbashkët - Business Magazine Albania

Shqipëri-Kosovë, gratë sipërmarrëse angazhohen për të zhvilluar tregun e përbashkët

Shqipëri-Kosovë, gratë ne biznes, sipërmarrje, marreveshje, bashkepunim, panair, trajnim, Antonela Hako, Linda Shala,

Gratë sipërmarrëse në Shqipëri dhe Kosovë angazhohen të zhvillojnë më tej marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve, duke fuqizuar gratë në biznes në të dy vendet.

Në Prishinë pati një mision biznesi të grave sipërmarrëse të fushave të ndryshme nga Shqipëria dhe Kosova. Në këtë event të përbashkët, Kryetarja e Dhomës Ekonomike të Gruas në Shqipëri (WECA), Antonela Hako dhe Drejtorja Ekzekutive e Dhomës Ekonomike të Kosovës (G7) Linda Shala, nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi. Kjo marrëveshje zyrtarizon bashkëpunimin e nisur, ende pa u krijuar Dhoma në Shqipëri, ku zonjat sipërmarrëse të Kosovës dhanë një mbështetje të veçantë.

Marrëveshja synon të nxisë projektet e përbashkëta në zhvillimin e tregut dhe fuqizimin e gruas.

Zonja Hako theksoi se, kjo marrëveshje do të çojë më tej bashkëpunimin e nisur mes bizneseve të drejtuara nga grate. “Ky takim ofroi mundësi konkrete për gra në fushën e shërbimit dhe prodhimit. Përmes takimeve B2B sipërmarrjet mund të gjejnë mundësi të reja në një epokë tërësisht të re”, tha Hako.

Zonja Shala, theksoi nga ana e saj se, “të dy vendet duhet të shfrytëzojnë momentin kur tregjet europiane po ikin nga lindja e largët dhe Ballkani perëndimor është një mundësi për të siguruar punë të reja për gratë sipërmarrëse dhe gratë punonjëse”.

Objektivi i dy Dhomave është fuqizimi i grave, përmes ndarjes së informacionit për tregjet, zhvillimit të panaireve, projekteve dhe trajnimeve të përbashkëta.

Memorandumi i Mirëkuptimit përfshin bashkëpunimin institucional për të vendosur marrëdhënie të ndërsjellta midis biznesve të të dyja vendeve. Ky memorandum mirëkuptimi, ka për qëllim bashkëpunimin reciprok për hartimin, shkrimin, implementimin dhe menaxhimin e projekteve të përbashkëta rajonale dhe europiane.

Krijimi i bashkëpunimit për zgjerimin e tregut, import-eksportit mes anëtarëve të dy Dhomave, duke nxitur aktivitete dhe përmirësime të ndryshme ligjore mes G7 dhe WECA.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, rreth 40 gra nga Kosova dhe Shqipëria zhvilluan takime B2B. Gjatë kësaj dite dinamike, Bordi i Dhomës Ekonomike të Gruas u prit edhe nga Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, z. Qemal Minxhozi.

Ai ofroi gatishmërinë e tij të mbështetjes për fuqizimin e gruas, veçanërisht në zonat ndërkufitare.

Aktualisht në Kosovë ka disa sipërmarrje të drejtuara nga gratë nga Shqipëria, të cilat kanë përfaqësitë dhe degët e tyre atje. Me programet e bashkëpunimit mes dy Dhomave synohet të rritet numri i bizneseve të ndërsjellta në të dy vendet, por edhe sipërmarrjet e përbashkëta.

Ky takim pritet të pasohet nga një konferencë për sipërmarrjet e grave në biznes gjatë muajit Shtator, ku presim të shohim edhe frytet e para të bashkëpunimit.

Vëmendja tek gruaja sipërmarrëse është e rëndësishme sot, pas efekteve të pandemisë. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se pesha e bizneseve të drejtuara nga gratë në biznes, përveç se ishte e ulët, është ulur më tej gjatë pandemisë. Ajo ka zbritur në dy vitet e fundit nga 29% e totalit të biznesit në rreth 25%.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0