Shpikjet historike që ndodhën aksidentalisht - Business Magazine Albania

Shpikjet historike që ndodhën aksidentalisht

Shpikjet që tani duken të domosdoshme në jetën tonë të përditshme, lindën nga një ngatërresë e rastësishme. Disa nga shpikjet më të mëdha të historisë nuk ishin vepra të gjenive të mëdhenj apo shpikësve të palodhur, por thjesht aksidente që ndodhën dhe si pasoj ndryshuan botën.

Mikrovala – Patenta e parë e mikrovalës u dorëzua nga shpikësi amerikan Percy Spencer në vitin 1945, por nuk ishte pikërisht puna e jetës së tij. Spencer thjesht po punonte me vakum magnetron, kur kuptoi se karamelet në xhepin e tij ishte shkrirë në mënyrë të pashpjegueshme.

Shënime ngjitëse – Letrat ngjitëse që mbajmë shënime, erdhën nga një dështim total në përpjekjet e kompanisë 3M për të shpikur një super ngjitës.

Penicilina – Në një nga ngjarjet më të famshme në histori, babai i antibiotikëve, Alexander Fleming, thjesht po përpiqej të studionte rritjen e baktereve Staphylococcus aureus. Kur u kthye disa javë më vonë për të kontrolluar përparimin e rritjes së baktereve, ai kuptoi se rritja e saj ishte frenuar nga myku Penicillium notatum.

Makina me rreze X – Në vitin 1895, fizikani gjerman Wilhelm Rontgen po testonte nëse katoda mund të kalonte apo jo përmes xhamit, kur vuri re se një tabelë në dhomë, e veshur me kimikate, po lëshonte një shkëlqim të butë e të gjelbër. Pas disa ngatërresash të tjera, Rontgen zbuloi fuqinë e mrekullueshme të rrezeve X që e lejuan atë të shihte kockat e tij kur dora e tij ishte vendosur përpara shkëlqimit.

Stimuluesi kardiak – Pacemaker-i që shpëton jetë fillimisht ishte menduar të ishte një pajisje e thjeshtë dëgjimi, që do të përdorej për të regjistruar tingujt e zemrës. Shpikësi i tij Wilson Greatbatch, përdori gabimisht transistorin e gabuar kur ndërtoi prototipin e tij dhe zbuloi se krijimi i tij nuk mund të regjistronte zërin, por në fakt ai lëshonte impulse elektrike shumë të ngjashme me ato të zemrës.

Shkrepëset –John Walker, një kimist anglez i shekullit të 19-të, ishte duke u përpjekur të krijonte një lloj paste ndezëse që mund të përdorej në armë. Ajo që ai shpiku në vend të kësaj ishin shkrepëset. Walker e quajti “Dritat e Fërkimit” në botë në 1826.

Botox – Okulisti Alan B. Scott, duke kërkuar një mënyrë për të korrigjuar sytë e kryqëzuar kronikisht, bëri një hap para kur vendosi të injektonte një formë toksine botulizmi në ballin e pacientit të tij. Për lehtësimin e pacientit dhe mjekut, trajtimi ishte i suksesshëm, por pati një bonus të shtuar, të papritur që e ka bërë Botox-in produkt jashtëzakonisht popullor që është sot. Rrudhat rreth vetullës dhe ballit të pacientit dukej se zhdukeshin në mënyrë magjike.

Anestezia – Gjatë viteve 1800, oksidi i azotit njihej si gaz për të qeshur. Gazi do të shkaktonte një gjendje deliri euforik jetëshkurtër që bëri që përdoruesit dhe audienca të qeshin në mënyrë të pakontrolluar. starsinsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0