Shpenzimet e familjeve/ Gjysma shkojnë për ushqime, pjesa tjetër për shëndetësinë. Më pak para harxhohen për argëtim dhe kulturë - Business Magazine Albania

Shpenzimet e familjeve/ Gjysma shkojnë për ushqime, pjesa tjetër për shëndetësinë. Më pak para harxhohen për argëtim dhe kulturë

INSTAT ka publikuar të dhënat nga anketa e buxhetit të familjes, e cila llogarit kosto që ka një familje me katër persona në Shqipëri për të jetuar.

Nga të dhënat shihet se kostoja e një familje ka shkuar në 83.475 lekë gjatë 2020-ës, 1.5% më shumë se viti 2019, kur qëndronte në nivelin  e 82.235 lekëve.

Grupet kryesore që kanë ndikuar në rritjen e shpenzimeve për familjet shqiptare janë shëndetësia dhe ushqimet. Për shëndetësinë, shqiptarët kanë harxhuar 28% më shumë se vitin e kaluar që në shifra reale përkthehet në rreth 100 mijë lekë të vjetra më shumë.

Ndërsa për ushqime, familjet harxhojnë 41.6% gati gjysmën e të ardhurave të tyre, të cilat vijnë me rritje 0.3% nga viti i kaluar. Grupi ku shpenzimet janë ulur më shumë është argëtimi dhe kultura, me ulje 26%.

Lexo: Inflacioni po rritet “frikshëm”! Kush fiton dhe humbet nga situata e rritjes së çmimeve

Nga viti në vit, shpenzimet e familjeve rriten në të njëjtën normë me nivelin e inflacionit. Duke parë krizën e re energjetike dhe rritjen e çmimeve në pothuajse të gjithë sektorët e ekonomisë pritet që inflacioni të shkojë deri në 4% këtë vit në vendin tonë. Kjo do të sillte një “furtunë” të vërtetë në shpenzimet familjare, teksa zëri që pritet të preket më shumë është shpenzime për banesën ku përfshihen energjia, uji dhe lëndët djegëse.

Ndërkohë në vitin 2020, në qarkun e Tiranës paraqet shpenzimet mesatare më të larta mujore për konsum. Një familje në qarkun e Tiranës shpenzon për konsum mesatarisht 98.737 lekë në muaj ndjekur nga Korça me 83.160 lekë dhe Fieri me 79.839 lekë në muaj.

Ndërsa, qarqet me nivel më të ulët të shpenzimeve mesatare mujore për konsum janë qarku i Kukësit me 70.252 dhe i Dibrës me 71.135 lekë në muaj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0