Shpallet thirrja për aplikime në eventin “RRATHË DHURUES”

Shpallet thirrja për aplikime në eventin “RRATHË DHURUES”


A keni një ide inovatore që mund të përmirësojë cilësinë e jetës së një komuniteti të caktuar por nuk keni para? Jeni duke zbatuar një nismë konkrete në komunitet, por nuk keni burime të mjaftueshme? Kjo është mundësia e duhur për ta vënë në praktikë idenë tuaj!

Lexo: Trajnim për Ekspertë Fiskalë

Partnerët Shqipëri hap thirrjen për aplikime për të gjitha OJF-të që kanë një ide konkrete apo nismë në zbatim për të sjellë ndryshim social në një komunitet të caktuar, përmes mbështetjes edhe nga vetë komuniteti.

Çfarë është eventi “Rrathë Dhurues”?

“Rrathë Dhurues” është një event i cili mbledh së bashku individë nga fusha të ndryshme duke vënë në dispozicion ekspertizën, kohën dhe burimet financiare për të mbështetur projekte/kauza konkrete, por dhe që sjellin ndryshime sociale në komunitete të caktuara. Përmes mbledhjes së bashku me një qëllim filantropik, do të mundësohet mbështetja e tre nismave konkrete duke synuar një transformim pozitiv dhe të qëndrueshëm për individë, komunitete specifike dhe shoqërinë në tërësi.

 

Partnerët Shqipëri do të zbatojë këtë nismë inovatore sipas komponentëve të mëposhtëm:

Hapja e thirrjes për aplikime për OJF të cilat kanë një ide inovative apo nismë konkrete në zbatim për të kontribuar / ndikuar në komunitete të caktuara;

Përzgjedhja e 3 ideve më të mira të cilat synojnë sjelljen e një ndryshimi në komunitetet e targetuara;

Trajnimi i përfaqësuesve të ideve fituese për të realizuar një prezantim të suksesshëm gjatë eventit;

Prezantimi i idesë në event:

Çdo ide do të prezantohet dhe do t’ju përgjigjet pyetjeve të audiencës brenda 12 minutave. Mbështetësi i çdo ideje do të prezantojë qëllimin e mbështetjes dhe do të motivojë audiencën që t’i bashkohet kësaj kauze. Moderatori i eventit do të ftojë audiencën të dhurojë për secilën nga idetë e përzgjedhura. Dhurimet llogariten live derisa të arrihet shuma e synuar; Shuma e targetuar për secilën ide është minimumi 300,000 lekë.

Promovimi i ideve të financuara. Tre idetë e financuara do të promovohen gjerësisht përmes të gjitha kanaleve të komunikimit për të promovuar zbatimin dhe rezultatet e ndërhyrjeve.

 

Aplikimi dhe Afatet Kohore:

Thirrja është e hapur për të gjitha OJF-tëqë kanë një ide inovatore apo një nismë në zbatim e sipër që ka qëllim përmirësimin e jetës së komuniteteve të caktuara;

Kandidatët e interesuar janë të ftuar të aplikojnë duke plotësuar Formën e Aplikimitdhe Deklaratën e Mbështetësit

Afati për dërgimin e aplikimeve është data 2 prill 2020, ora 17:00 në adresën jalite@partnersalbania.org

 

Përzgjedhja:

Tre (3) idetë fituese që do të marrin pjesë në eventin “Rrathë Dhurues” do të përzgjidhen sipas kritereve të mëposhtme:

  • Ideja/projekti duhet të zgjidhë një nevojë konkrete dhe të ketë impakt të dukshëm në një komunitet apo komunitete të caktuara;
  • Ideja duhet të ketë mbështetjen e komunitetit dhe ta përfshijë atë;
  • Çdo aplikant duhet të sigurojë një mbështetës kryesor si pjesë e procesit të aplikimit, të cilët besojnë tek iniciativa dhe kontribuojnë financiarisht apo në natyrë (pavarësisht shumës);
  • Iniciativat fituese duhet të angazohen në sigurimin edhe të mbështetësve të tjerë, që duhet të jenë pjesë e eventit.

 

Financimi:

Shuma që eventi “Rrathë Dhurues” synon të arrijë për secilën nga idetë fituese është 300,000 ALL. Në varësi të promovimit të idesë nga ana e OJF-së dhe e Partnerëve Shqipëri, si dhe nga suksesi i eventit, shuma e përfituar nga ky event mund të jetë edhe më e madhe.

 

Dokumentat që duhen dorëzuar:

  • Forma e aplikimit;
  • Deklarata e mbështetësit;
  • Kopje të vendimit të gjykatës dhe statutit;
  • Kopje të pasqyrës financiare për vitin e fundit.

Lexo: Menaxhimi i rrjeteve sociale, përfundon trajnimi i parë 

Formati dhe gjuha:

Paraqitja e idesë duhet të bëhet bazuar tek Forma e Aplikimit dhe kritereve të shprehura më sipër. Projekt-idetë duhet të paraqiten në gjuhën shqipe.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0