Trajnim për Ekspertë Fiskalë

Trajnim për Ekspertë Fiskalë


Në datën 31 Janar nis trajnimi për Ekspertë Fiskalë. Trajnimi do të zhvillohet në fundjavë, përkatësisht ditën e premte në orën 16:00 – 19:30 dhe ditën e shtunë ora 09:00 – 13:30. Ky trajnim do të zgjasë 9 javë.

Temat që do të trajtohen:

  • Legjislacioni dhe Sistemi Tatimor në Republikën e Shqipërisë
  • Legjislacioni Doganor
  • Kontabiliteti, Sistemi i Informacionit dhe Informatizimit financia
  • E drejta Tregtare, Shoqerite Tregtare, Likuidimi dhe falimentimi
  • Analiza e Pasqyrave Financiare
  • Tregu Financiar dhe Tregu i Kapitaleve, Bursa, Karakteristikat dhe Organizimi i Bursës.

Lexo: Komedi, aventurë dhe drama më e bukur Shqiptare vjen në datën 17 Janar në Kinema Agimi.

Nëse dëshironi të bëheni pjesë e këtij trajnimi duhet të paraqisni dokumentat e më poshtme:

  • Kërkesë për regjistrim e shoqëruar me CV
  • Fotokopje e diplomës e noterizuar(diplomë universitare e shkencave ekonomike ose juridike).
  • Fotokopje e kartës së identitetit ose pasaportës.
  • Dy fotografi për dokumenta

Rregjistrimet mund të bëhen edhe online https://ief.al/regjistrimi/

Për më shumë informacion mund të kontaktoni në numrin: +355 67 23 53 909

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0