Shpallen projektet fituese nga Fakulteti Ekonomik, pjesëmarrës në "Innovate your way out 2017" - Business Magazine Albania

Shpallen projektet fituese nga Fakulteti Ekonomik, pjesëmarrës në “Innovate your way out 2017”


Janë zgjedhur fituesit e “Inkubatori i Inovacionit – innovate your way out 2017”, nismë e Fakultetit Ekonomik të Univeristetit të Tiranës, që organizohet për të katërtin vit nga ky fakultet. Studentët e vitit të tretë Bachelor, të organizuar në grupe prezantuan projektet e tyre novatore.

10 projektet e përzgjedhura në fakultet për vitin akademik 2016 – 2017 u prezantuan në një aktivitet që u organizua për këtë qëllim në Hotel Tirana International.

Një panel specialistësh me përfaqësues nga akademia, biznesi, administrata, shqiptarë dhe të huaj zgjodhën projektet fituese. Projektet janë tërësisht të konceptuar, projektuar dhe zhvilluar nga studentët, të organizuar në grupe.

Një projekt për prodhimin dhe tregtimin e çajit bio të malit apo një prizë me zgjatues, idetë novatore tërhoqën vëmendjen e profesionistëve të cilët dhanë vlerësimin e tyre.

Në panel ishte dekani i Fakultetit të Ekonomisë Dhori Kule, por edhe të ftuar të jashtëm, si Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, sipërmarrësja Alketa Vejsiu, ish-studente e këtij fakulteti që vinte aty si themeluese e një kompanie eventesh, Class AV, e cila e ka inovacionin shumë të rëndësishëm në veprimtarinë e saj të përditshme, apo dhe investitorë të huaj.

Innovate

Erion Veliaj, Kryetari i Bashkisë Tiranë hapi dyert e bashkëpunimit për dy projekte lidhur me transportin publik dhe me parkimin.

Për fituesit u dhanë tri çmime të para dhe një çmim i katërt special.

Çmimi i parë 1,000 € u vu në dispozicion nga Barakat Palace Group, çmimi i dytë, 700 € nga Banka Societe General Albania dhe çmimi i tretë, tablet për çdo pjesëmarrës të grupit, nga NEPTUN Shops. Çmimi special ishte një paketë pushimesh nga Globus Travel për grupin e përzgjedhur.

E veçanta nga vitet e tjera, ishin dimensionet e reja që fitoi aktiviteti, për ta sjellë në një nivel jo vetëm akademik, por më pranë me institucionet dhe biznesin.

Burimi: revistaclass.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0