Shpallen fituesit e “Çmimeve të Filantropisë 2018” - Business Magazine Albania

Shpallen fituesit e “Çmimeve të Filantropisë 2018”


Partnerët Shqipëri ka organizuar ceremoninë gala, ku u shpallën fituesit e konkursit “Çmimi i Filantropisë 2018”.

Prej vitit 2011 Partnerët Shqipëri organizon këtë konkurs publik mbarë kombëtar, për të vlerësuar dhe shprehur mirënjohjen e falenderimin për individët, familjet dhe bizneset që kontribuojnë për përmirësimin e cilësisë së jetës në shoqërinë tonë.

Ceremonia u nderua me pjesëmarrjen e personaliteteve nga qeveria shqiptare, deputetë të kuvendit të Shqipërisë, trupi diplomatik i akredituar në Shqipëri, institucione ndërkombëtare dhe agjenci donatore, përfaqësues të sektorit të biznesit, atij jofitimprurës dhe medias.

Fituesit e Çmimeve të Filantropisë 2018:

· Çmimi për Kontributin në Nivel Kombëtar iu akordua Gazsjellësit Trans Adriatic (TAP), me motivacion: Për kontributin dhe angazhimin e vazhdueshëm në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm të komuniteteve, që përfshin ndër të tjera ndërtimin e kopshtit të fshatit Pashalli dhe shkollës “Llukë Mita” në bashkinë e Urës Vajgurore, si dhe rikonstruksionin e godinës së muzeut “Gjon Mili” në Korçë”.

Çmimi u dorëzua nga Znj. Senida Mesi, Deputete e Kuvendit të Shqipërisë.

· Çmimi për Kontributin në Nivel Lokal iu akordua Kompanisë ANTEA Cement, me motivacion: Për kontribut të vazhdueshëm në përmirësimin e jetesës së komuniteteve në disa njësi administrative të Bashkive Krujë dhe Kurbin, nëpërmjet ndërhyrjeve në infrastrukturë, shëndetësi, inovacion dhe shërbime sociale.

Çmimi u dorëzua nga Znj. Mia Vukojevic, Drejtore Programi për Ballkanin Perëndimor, Fondi Rockefeller Brothers.

· Çmimi për Kontributin si Individ iu akordua Z. Alfred Muharremi, me motivacion: Për mbështetjen e veçantë ndaj fëmijëve dhe të rinjve pa kujdes prindëror, që si një përfaqësues i tyre advokon për t’u siguruar mbrojtje sociale, edukim, arsimim dhe punësim, si dhe për krijimin e një modeli pozitiv për këtë komunitet dhe për të gjithë shoqërinë shqiptare”.

Çmimi u dorëzua nga Z. Mario Mariani, Shef i Bashkëpunimit në Delegacionin e Bashkimit Europian në Shqipëri.

· Çmimi special – Pionieri i Filantropisë iu akordua Z. Ali Adil Agjah Bej Biçakçiu (pas vdekjes), me motivacion: Për kontributin e shquar në zhvillimin e arsimit kombëtar shqiptar, duke shënuar rastin e parë filantropik në Shqipëri të dhurimit të të gjithë pasurisë në shërbim të arsimit.

Çmimi u dorëzua nga Znj. Ema Andrea, aktore e skenës shqiptare.

· Certifikatë Mirënjohjeje iu akordua Znj. Liljana Luani, me motivacion: Për kontributin e çmuar dhe punën e vyer e të palodhur prej më shumë se pesëmbëdhjetë viteve në edukimin dhe shkollimin e fëmijëve të ngujuar nga fenomeni i gjakmarrjes, që me përkushtimin dhe investimin e saj personal, u jep këtyre fëmijëve shpresë për të ardhmen.

Certifikata e mirënjohjes u dorëzua nga Z. Selami Xhepa, Dekan i Fakultetit të Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit në Universitetin Europian të Tiranës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0