Shoqata e Transportit: Nuk rifillojmë punën nëse nuk plotësohen kushtet

Shoqata e Transportit: Nuk rifillojmë punën nëse nuk plotësohen kushtet

Shoqata e Transportit

Unioni i Shoqatave të Transportit Publik nuk do të rifillojë punën të hënën. Pas protestave të ditëve të fundit, sot përmes një deklarate për mediat, Unioni deklaroi se nuk do të rifillojnë punën ditën e hënë në datë 15 qershor, sikur vendosi qeveria, pa u plotësuar kushtet e tyre.

Ata kanë propozuar dy alternativa si kushte për të nisur punën sipas protokollit të publikuar nga qeveria.

Si pikë të parë ata propozojnë që transporti të jetë falas për udhëtarët gjatë pandemisë dhe të subvencionohen nga shteti.

“Kemi kërkuar nga institucionet përgjegjëse ndërmarrjen e masave të nevojshme që do të mundësojnë kryerjen e shërbimit sipas protokolleve të publikuara. Konkretisht: transport publik falas për të gjithë kategoritë gjatë periudhës së pandemisë të garantuar nëpërmjet financimeve të organeve qendrore dhe vendore përgjegjëse, praktikë e ndjekur edhe nga vendet e rajonit dhe BE-së. Në këto kushte operatorët garantojnë gadishmëri maksimale për respektimin rigoroz të protokollit të sigurisë”, thuhet në deklaratën e Shoqatës së Transportit.

Si alternativë të dytë në pamundësi për plotësimin e të parës, Unioni i propozon organeve vendimarrëse 4 pika lehtësuese për aktivitetin e tyre.

Ata kërkojnë që 30% e kapacitetit që mbetet bosh të subvencionohet nga shteti, heqjen e akcizës dhe taksave për karburantin, heqjen e TVSH-së së transportit gjatë vitit 2020 dhe në vitin 2021 TVSH-ja për transportin të shkojë 6% dhe rimbursim të kategorive të cilat përfitojnë transport publik falas.

Lexoni: Tuneli i Llogarasë do të ndërtohet në fund të vitit

Pa u plotësuar ky kusht, kjo shoqatë thekson se nuk do të ofrojë shërbim, në çfarëdo date të jetë urdhëruar nga qeveria.

Transporti publik ka qenë ndër sektorët e parë, që e ka ndërprerë punën që prej fillimit të marsit, si pasojë e shpërthimit të pandemisë në vend.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0