“Shkundim” algoritmat e social media, Ja elementet kryesore për të pasur një faqe të suksesshme

“Shkundim” algoritmat e social media, Ja elementet kryesore për të pasur një faqe të suksesshme


Në datën 19 shkurt u zhvillua eventi “Shkundim” algoritmat e social media.  Ky event, i cili u organizua nga Garazh dhe u zhvillua në amjentet e Coolab, vuri theksin tek rëndësia që ka përdorimi i rrjeteve sociale në zhvillimin e një biznesi.

Folëse kryesore ishte Adela Kallanxhi, e cila ndau me audiencën disa pika kryesore ku duhet të përqendrohemi për të menaxhuar më së miri një faqe në rrjetet sociale.Algoritmat e mediave sociale janë mekanike, por ne duhet të ndërveprojmë me audiencën në mënyrë njerëzore, për të ndërtuar një brand të besueshëm. Pra, nuk mjafton të bëjmë postime mekanike sa për të treguar që jemi aktivë. Është shumë e rëndësishme të komunikosh dhe ndërveprosh me ndjekësit direkt.

Gjithashtu bashkëpunimi është një pikë e rëndësishme e suksesit të një faqeje online. “Ne influencohemi nga të ngjashmit tanë”, tha Adela. Prandaj nëpër postime duhet të bëjmë tag faqe të ngjashme, miq që janë të interesuar për produktet/shërbimet e ofruara në postim. Në këtë mënyrë, mund të arrijmë më shpejt tek audienca së cilës ja drejtojmë postimin.

Lexo këtu: 3 arsye për t’u kushtuar vëmendje grupeve në rrjetet sociale

Gjatë eventit, pjesëmarrësit diskutuan gjëra të ndryshme lidhur me menaxhimin e faqeve të rrjeteve sociale. Ndër të tjera, u tha se një element tjetër që rrit besimin e audiencës, është ndarja e eksperiencës që kanë pasur përdoruesit e produktit/shërbimit që ju ofroni. Sigurisht, ju do thoni fjalët më të mira për veten tuaj, por kur këto fjalë i thonë të tjerët, është më e efektshme. “Njerëzit blejnë eksperiencën, jo vetëm shërbimin”, tha njëri nga pjesëmarrësit.

Duhet të përqendrohemi tek koha kur janë online miqtë. Postimet arrijnë më shumë reach, në kohë të caktuara të ditës. Prandaj mos u fokusoni tek sasia e postimeve, por tek cilësia. Më mirë të bëni pak postime, por të jenë të kuruara dhe të postohen në kohën e duhur. Shitja është e rëndësishme, por nuk është gjithçka. Duhet që t’u japim edhe vlerë gjërave duke i prezanuar tek audienca në mënyrë dinjitoze.

Përdorimi i videove është një element shumë i preferuar nga ndjekësit në rrjete sociale. Duke qenë së përmbajnë imazhe dhe informacione, videot janë shumë efektive.

Postimet në rrjetet sociale duhet të planifikohen dhe të strukturohen në mënyrë që të kemi një plan pune të mirfilltë dhe të mos mbeteni mbrapa me postimet.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0