Shkencëtarët zbulojnë kripën që zgjat jetën e baterive deri në 10 herë më shumë - Business Magazine Albania

Shkencëtarët zbulojnë kripën që zgjat jetën e baterive deri në 10 herë më shumë

Shkencëtarët zbulojnë kripën që zgjat jetën e baterive deri në 10 herë më shumë

Një zbulim i ri nga studiuesit në Universitetin e Mbretit Abdullah për Shkencë dhe Teknologji (KAUST) në Arabinë Saudite mund të ndryshojë mënyrën sesi ruajmë energjinë në mënyrë të qëndrueshme. Studiuesit kanë identifikuar një shkak kyç molekular që ka penguar bateritë e rikarikueshme ujore të bëhen një alternativë më e sigurt dhe më e lirë për ruajtjen e energjisë.

Në një studim të publikuar në Science Advances, ata zbuluan se uji i lirë (molekulat e ujit që nuk janë të lidhura ngushtë me përbërës të tjerë) luan një rol negativ në degradimin e anodës, përbërësi ku gjenerohet dhe ruhet energjia në bateri, duke shkurtuar ndjeshëm jetëgjatësinë e saj. Sidoqoftë, shtimi i kripërave të thjeshta si sulfati i zinkut ka rezultuar efektiv për të zbutur këtë problem, madje për të rritur jetëgjatësinë e baterisë mbi dhjetëfish.

“Zbulimet tona nënvizojnë rëndësinë që ka struktura e ujit në kimikatet e baterive, një faktor që deri tani është anashkaluar,” – deklaroi Prof. Husam Alshareef, drejtor i Qendrës së Ekselencës për Energji të Rinovueshme dhe Teknologji të Ruajtjes në KAUST. Sipas studimit, molekulat e ujit të lirë janë shumë aktive kimikisht dhe nxisin reaksione të padëshiruara që konsumojnë energji dhe dëmtojnë anodën. Por sulfati funksionon si një “ngjitës uji”, duke stabilizuar molekulat e ujit dhe ulur mundësinë e reaksioneve të dëmshme.

Lexo edhe:Si ky 26-vjeçar shpëtoi një startup të pasurive të paluajtshme dhe siguroi 58 milionë dollarë nga Google Ventures

Edhe pse testimet janë bërë kryesisht me bateri me anoda zinku, rezultatet e para sugjerojnë se efekti i sulfatit është i njëjtë edhe me metale të tjera, duke e bërë këtë qasje të zbatueshme në të gjitha llojet e baterive ujore. “Kripërat e sulfatit janë të lira, të disponueshme gjerësisht dhe kimikisht të qëndrueshme – ndaj zgjidhja jonë është e vlefshme si nga pikëpamja shkencore, ashtu edhe ajo ekonomike,” – shtoi studiuesi Yunpei Zhu, që udhëhoqi shumicën e eksperimenteve.

Bateritë ujore po shihen gjithnjë e më shumë si alternativë e qëndrueshme për ruajtjen e energjisë në shkallë të gjerë, veçanërisht për integrimin e burimeve të rinovueshme si energjia diellore në rrjetet elektrike. Ndryshe nga bateritë litiumi, të përdorura shpesh në automjetet elektrike, bateritë ujore ofrojnë një opsion më të sigurt dhe më miqësor me mjedisin. Tregu global për këtë teknologji pritet të kalojë 10 miliardë dollarë deri në vitin 2030, duke e kthyer atë në një nga fushat më premtuese të inovacionit në energji. Ky zbulim shënon një hap domethënës drejt rritjes së efikasitetit dhe qëndrueshmërisë së teknologjive të ruajtjes së energjisë, duke sjellë më afër realitetit një të ardhme më të pastër dhe më të qëndrueshme.

SD

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0