Studiuesit në Shkollën Shtetërore të Mjekësisë në Singapor, theksojnë se teknika e tyre ka nevojë vetëm për pak ditë për të vlerësuar një vaksinë potenciale dhe efektshmërinë e saj. Kjo shkollë është zgjedhur nga firma amerikane “Arcturs Therapeutics”, për të testuar zbulimet në luftën kundër pandemisë.
Lexoni: “Kriza Shëndetësore 2020″ a mjafton ky emër për këtë krizë
“Në vend që të presim 6 muaj për të parë nëse një vaksinë funksionon, ne do ta mësojmë këtë nga 3 deri në 5 ditë. Do të zbulojmë nëse ajo aktivizon gjenet e duhura dhe cilat nuk duhet të vendosen në punë, në mënyrë që të na çojë drejt zhvillimit të një sistemi të mirë imunitar për t’iu kundërvënë virusit”, tha Ooi Eng Eong, zv / Drejtori i Programit të Sëmundjeve Infektive në shkollën e mjekësisë në Singapor.
Në vend të testimeve direkte te pacientët, shkencëtarët përdorin një qasje molekulare për të matur rezultatet e testimit të një vaksine që lufton koronavirusin e ri. Gjithashtu përcakton nivelin e efektshmërisë dhe efektet anësore.
Aktualisht nuk ka asnjë ilaç të aprovuar apo konfirmuar, në gjendje të luftojë virusin vdekjeprurës. Shumica e pacientëve marrin vetëm përkujdesje mbështetëse, që i ndihmon ata në frymëmarrje. Teste të vaksinave të ndryshme po kryhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, por edhe në vende të tjera të botës, megjithatë një rezultat konkret nuk është arritur ende. Ekspertët dhe OBSH-ja paralajmëruan se duhet të presim deri në 1 vit për një vaksinë funksionale dhe efikase kundër koronavirusit, por ndoshta kjo metodë e re testimi do të shkurtojë këtë kohë pritjeje.
Lexoni: Liderët botërorë, pjesë e leksioneve online të Shkollës Finlandeze
Firmat farmaceutike dhe specialistët në të gjithë globin po garojnë për të zhvilluar vaksina dhe trajtime për virusin, i cili ka infektuar më shumë se 377,000 njerëz në botë.
Këto përpjekje përfshijnë ilaçin eksperimental antivirale, remdesivir, nga Gilead Sciences Inc dhe një terapi të derivuar nga plazma, nga Takeda Pharmaceutical Co.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.