Shkencëtarët krijojnë robotin, i cili mund të fluturojë me anë të fuqisë së erës dhe dritës - Business Magazine Albania

Shkencëtarët krijojnë robotin, i cili mund të fluturojë me anë të fuqisë së erës dhe dritës

Shkencëtarët nga Universiteti Tampere në Finlandë kanë zhvilluar një robot 4 mm, që përdor erën dhe energjinë e dritës për të fluturuar në ajër.

‘Aero-roboti fluturues, i bazuar në montimin e materialeve që reagojnë ndaj dritës’ FAIRY peshon vetëm 1.2 miligramë, që do të thotë se mund të fryhet edhe nga një erë e lehtë.Ai i ngjan një luleradhiqeje, me qime super të holla, që dalin nga dy krahë, të cilat përplasen butësisht kur aktivizohen me dritë. Për shkak të hapësirës midis qimeve të robotit fluturues, një unazë rrotulluese ajri, prodhohet ndërsa fluturon dhe rrit tërheqjen e saj.

Kjo tërheqje e stabilizon atë ndërsa fryhet nga era dhe një unazë e ngjashme krijohet në rrjedhën e poshtme të robotit FAIRY në fluturim. Kur një dritë shkëlqen mbi robot, kjo shkakton hapjen dhe mbylljen me krahët e tij, duke ndryshuar formën.

Vitet e fundit, shumë grupe kërkimore në mbarë botën kanë krijuar robotë në miniaturë, nga polimere ‘të butë’ që reagojnë ndaj stimujve të jashtëm.

dailymail

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0