Shkencëtarët kanë krijuar aplikacionin që zbulon sëmundjet e syve

Shkencëtarët kanë krijuar aplikacionin që zbulon sëmundjet e syve


Falë përparimit të teknologjisë, shkenctarët kanë arritur që të krijojnë një aplikacion i cili mund të zbulojë sëmundjet e syve vetëm përmes fotografive.

Mënyra se si funksionon aplikacioni është që përpiqet të kërkojë reflektime të “syrit të bardhë” në foto, që mund të jenë një shenjë e retinoblastomës, kataraktës ose diçka tjetër.

Lexoni: IDseq, një mundësi e mirë për identifikimin dhe parandalimin e sëmundjeve infektive

Duket se aplikacioni është aq efektiv saqë kur u vu në provë duke skanuar 53,000 foto të 40 fëmijëve, gjysma e të cilëve kishin sëmundje të syrit, kishte 16 raste kur zbuloi sëmundje të syrit tek fëmijët 1.3 vjet para se mjekët të bënin diagnozat e tyre.

Ndërsa aplikacioni është i dobishëm për këdo, pavarësisht nga mosha, thuhet se është më efektiv për fëmijët që jo domosdoshmërisht e dinë se diçka nuk është në rregull me sytë e tyre.

Aplikacioni gjithashtu do të jetë i dobishëm edhe për prindërit, të cilëve mund t’i ndihmojë në monitorimin e shëndetit të fëmijëve të tyre përmes, vetëm duke e përdorur atë për të skanuar fotot ekzistuese.

Lexoni: Celulari: Na ndihmon të GOOGLE-llojmë sëmundjet, por është një sëmundje më vete

Aplikacioni është në të vërtetë i disponueshëm për shkarkim si në pajisjet iOS ashtu edhe në  Android, megjithëse krijuesi i tij vë në re që aplikacioni nuk është i aprovuar nga FDA (Administra e Ushqimit dhe Drogave në SHBA) dhe se nuk duhet t’i marrim rezultatet si një diagnozë aktuale.

Sidoqoftë, nëse nuk ju tregon se diçka nuk është në rregull, me siguri nuk do të ishte ide e keqeq të kontrolloni sytë tuaj ose të fëmijës tuaj vetëm për të qenë të sigurt.

Newscientist

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0