Celulari: Na ndihmon të GOOGLE-llojmë sëmundjet, por është një sëmundje më vete » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 31/05/2018

Celulari: Na ndihmon të GOOGLE-llojmë sëmundjet, por është një sëmundje më vete

Share
nga Kostandin Feshti
Maj 31, 2018
Talk the Talk...
lexo me teper >

Shkruar nga Kostandin Feshti

Qe ne momentin qe shkruajta titullin, me duk vetja si prinderit e mi, pasi ky titull eshte tashme nje fjali e perditshme ne shtepine tone, por mesa kam degjuar edhe neper shume shtepi e familje te tjera ka hedhur rrenje te thella ky problem.

E kush nga ne nuk rri me celular?! E kush nga ne nuk ka rene pre e kurthit te kohes?! Zgjohemi, dalim ne dritare dhe pastaj as mengjes nuk hame, por e kemi mendjen direkt tek “kush ka hedhur foto sot, qe ne pike te mengjesit”. Ulemi ne sallon dhe themi “Ja te rrij vetem 1 ore edhe do bej pune te tjera pastaj!”. Por pasi kalon ai 1 oreshi zbulojme qe ka dale nje seri e re e serialit qe po shikojme, zbulojme nje aktore te re e duhet t’a shikojme neper te gjitha rrjetet sociale para se te vahdojme serialin, e keshtu me rradhe. E krejt papritur kuptojme qe ai “1 oreshi” eshte zgjatur ne nje “4-oresh”. Pra me pak fjale, nje mase kohore, sa nje dite mesatare mesimore.

Une personalisht bie vete pre e ketij “kurthi”, e gjithmone them me veten “do te ndryshoj”, por kjo nuk ndodh asnjehere. Pse?! Sepse ky mjet qe ne fillim u shpik per motive komunikimi, ka fuqi mbizoteruese mbi mendjen tone. Na manipulon duke na bere ne te besojme se koha nuk kalon shpejt, se nuk eshte i demshem po te rrime edhe “5 minuta me shume”. Por celulari ne fakt eshte mjeti me i demshem nga te gjithe mejet elektronike, ne te cilat ne kemi akses ne perditshmerine tone.

Koha qe ne duhet te kalojme ne celular eshte e barabarte me 1 ore televizor. Pra me perllogaritjet e optikaneve ne vendin tone, koha qe ne duhet te kalojme duke “surf the net” eshte perafersisht e barabarte me 15 minuta, pra cerek ore. Por kjo kohe as nuk ka nje pike takimi me kohen qe ne shpenzojme ne realitet, ne kete grafik te madh elektronik.

Nuk eshte ideja thjesht ne parim qe celulari eshte i demshem, por eshte e vertetuar nga shkenctare te ndryshem, qe rrezet te cilet rrezatohen tek syte tane, nuk kane efekte te demshme vetem tek syte tane, te cilet jane mesuar me syze optike tashme, por kane efekte anesore eshte ne trurin e njeriut. Nje nga keto efekte eshte edhe “ankthi”. Eshte vertetuar qe ne momentin qe personi fillon te mbipunoje apo te zgjati kohen e perdorimit te celularit, sidomos gjate oreve te nates, shkakton ankth, sidomos tek te rinjte midis moshes 14-26 vjec.

Plus qe edhe informacionet sot nuk jane te pergjedhura. Nuk jane me “ekskluzive”. Sot te gjithe mund te lexojne per dhimbjen e tyre te kokes, por papritur zbulojne semundjen e rradhes, pas asaj te krahut, kembes dhe gishtit te madh te dores. E gjithe kjo fale “GOOGLE” dhe shumes te palimituar te ketyre informacioneve, ku shume prej tyre nuk jane te sakta, duke shkaktuar keshtu cregullime emocionale. Pra e gjithe kjo “liri elektronike” te ndihmon, por ne te njejten kohe te pengon ne te jetuarit jeten e te berit te gjerave ne menyren me te rregullt e normale. Duke cuar keshtu ne ate gjendje te permendur me siper: ANKTH.

Ankthi ose ndryshe “Ataku i Ankthit” ( Anxiety Attack ), eshte nje gjendje mendore dhe emocionale, e shkaktuar nga faktore te ndryshem stresante, por ka raste kur ankthi vjen edhe me ndryshimet e moshes. Por keto ndryshime behen edhe me te renda kur stimulohen nga stresore te ndryshem. Nje nga keto stresore eshte edhe celulari, i cili  permban ne vete dhe rrjetet sociale. Keto te fundit sa kane patur nje ndikim te mire tek njerezit aq edhe kane patur ne ndikim negativ. I kane bere ata te ndihen me te pasigurt tek vetja, te etur per “like” dhe “comments”. Jo te gjithe personat qe perodrin keto rrjete sociale ndihen keshtu, por shumica po. Shume sot kane nevoje per aprovimin e te tjereve ne menyre qe te ndihen te pranuar nga shoqeria. Ka nje ndryshim midis kerkimit te nje keshille dhe kerkimit te nje komplimenti te forcuar, e keto media sot kete gje kane shkaktuar tek njerezit. E keto ndodhi kane efektet e tyre anesore ne mendjen tone, duke shkaktuar pra keshtu “gjendjen e ankthit”. Por a nuk duhet te mendojme se sa me pak kohe te kalojme me celeularin i cili na mundeson ne aksesin per ne keto media, dhe sa me shume te dalim, te merremi me projekte te ndryshme, me aktivitete te ndryshme, aq me mire do te ishte per ne fizikisht dhe menderisht.

E di fare mire qe pytja do te ishte “po ti nuk je nje preson qe ke krijuar kete varesi nga celulari?”. Pergjigja eshte: Absolutisht PO. Por kam kuptuar qe kjo “varesi” eshte e demshme, ne nivele te tejskajshme e kete desha ta ndaja edhe me ju.

Ideja nuk eshte qe te heqim dore nga celulari, rrjetet sociale apo elektroinika, pasi bota sot nga keto faktore po mbizoterohet. Plus qe jane shnderruar edhe ne platforma te mira biznesi e marketingu, platforma te cilat mund te na ndihmojne ne te ardhmen. Por e gjitha qendron tek te menaxhuarit te kohes qe kalojme me celularin, “mikun tone me te mire” ( virtual ), dhe kohes qe kalojme me miqte tane me te mire ( real ), apo kohes qe i dedikojme aktiviteteve qofshin ato sociale apo fizike.

Pra duhet te fillojme te balancojme nivelet elektronike, per te shmangur keshtu disnivelet emocionale…Une bashke me ju!