LONDER: Blerësit online pritet të shpenzojnë më shumë se 1 miliardë pound në të Premten e Zezë* (Black Friday), një rritje kjo me 32% krahasuar me vitin e kaluar, sipas parashikimeve më të fundit.
Kjo do të përbëjë një rekord, pasi do të jetë hera e parë që shitjet online në Mbretërinë e Bashkuar do të kalojnë shifrën 1 miliardë pound në një ditë të vetme dhe tregon se shitësit online mund të presin një sezon të mirë shitjesh edhe në krishtlindje, – thuhet nga kompania e kërkimeve Experian.
Parashikimi i Experia-s, pasi punoi me IMRG, Shoqatën e Shitësve Online në Mbretërinë e Bashkuar, ishte 1.07 miliardë pound që pretendohet të shpenzohen në të Premten e Zezë, që zhvillohet më datë 27 Nëntor këtë vit.
Megjithatë, kjo ditë tradicionale e transportuar nga SHBA si rit, nuk është dita e vetme në të cilën pritet rekordi i këtyre shitjeve.
Sipas të njëjtave burime, parashikohet që Cyber Monday (E Hëna Cyber) më 30 Nëntor do të gjenerojë 943 milion pound si volum shitje, shifër që rritet me 31% çdo vit dhe Manic Monday më 7 Dhjetor do të regjistrojë 773 milionë pound, me rritje 10%.
Ndërkohë që dita e Krishtlindjeve pritet të regjistrojë 728 milionë pound, duke regjistruar një rritje me 11% nga viti i kaluar.
Shitjet në ditën e ndërrimit të viteve parashikohen të rriten me 33%, ne bazë vjetore, edhe pse në shifra rezultojnë më pak se Krishtlindjet me vetëm 638 milionë pound.
“Periudha e Krishtlindjeve për vitin 2015 pritet të jetë një rekord për shitësit online në Mbretërinë e Bashkuar,” – u shpreh James Miller, konsulent për shitjet tëk Experian Marketing Services.
“Presim që e Premtja e Zezë do të vazhdojë të gjenerojë terren për shitjet online, duke kaluar shifrën e 1 miliard-ëve për herë të parë. “
Në një kohë kur konsumatorët presin promocione, ulje dhe shërbime të lehta, ai këshillon shitësit të sigurohen që “ti kenë planifikuar mirë strategjitë e marketingut dhe logjistikën në këtë periudhë me fushata në gjithë kanalet përkatëse dixhitale”.
Justin Opie, iu bëri thirrje shitësve të përgatiten, edhe me logjistikën e nevojshme për të shmangur problemet e vitit të kaluar kur hasën vështirësi për të përballuar kërkesën e madhe.
“Të gjithe treguesit na paraqesin një te Premte të Zeze shumë më të madhe – si në terma të shitësve që marrin pjesë ashtu edhe duke parë interesimin në rritjë të blerësve,” – tha ai.
“Pra, mundësitë janë të mëdha, por duhen marrë masas për ta menaxhuar në mënyrë efektive dhe efiçente këtë proçes. “
*E Premtja e Zezë konsiderohet e premtja e fundit e muajit Nëntor. Ditë kur tradicionalisht në SHBA është zakon të realizohen Ulje të mëdha.
Burimi i artikullit ështe Experian, IMRG: material shtëse nga stafi i Ëarc dhe përshtatur për shqip nga stafi i Business Magazine Albania.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto