“Shi kanabisi”: Banorët e Tel Aviv përplasen për të grumbulluar drogë falas (VIDEO) - Business Magazine Albania

“Shi kanabisi”: Banorët e Tel Aviv përplasen për të grumbulluar drogë falas (VIDEO)

Në sheshin Rabin, teatër tubimesh dhe protestash në qendër të Tel Aviv, ka rënë shi me kanabis ditën e enjte. Menjëherë, njerëzit u përpoqën të merrnin drogë falas ndërsa binte si shi nga qielli i Tel Avivit, falë grupit aktivist që qëndron mbrapa nismës për legalizimin e kanabisit. Green Drone hodhi qindra pako kanabis në rrugët e qytetit Izraelit.

Grupi, parulla e të cilit është “Dashuri falas”, përdori një dron për të hedhur marijuanë mbi sheshin rabin. Njerëzit e hutuar poshtë tij nxituan të mbledhin sa më shumë nga kjo ‘’dhuratë’’. Para se të fillonin operacionin, Green Drone kishte njoftuar komplotin përmes një mesazhi ku shkruante: “Është koha vëllezërit tanë të dashur. A është një zog? A është një avion? Jo, është një dron i gjelbër, që shpërndan kanabis falas nga qielli … Gëzoni vëllezërit tanë  të dashur, ky është vëllai juaj pilot, duke u siguruar që të gjithë të kemi një dashuri falas.”

LEXO: Kjo është kompania më e madhe e kanabisit në botë

Green Drone, gjithashtu tregoi se operacioni ishte pjesë e fushatës të quajtur “Shiu i Kanabisit”. ‘Ne po fillojmë projektin “Shiu i kanabisit”, ku çdo javë, në pjesë të ndryshme të vendit do të shpërndajmë falas 1 kilogram kanabis të ndarë në qese me peshë 2 gram. “

Policia, pasi ka rikuperuar dhjetëra qese, ka arrestuar tre burra që pilotonin dronin. Aktualisht, përdorimi i kanabisit për arsye mjekësore është i lejuar në Izrael, ndërsa është i ndaluar përdorimi pa një justifikim mjekësor.

DAILYMAIL

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #33 - Nëntor 2023

Numri 33 i revistës tonë, i cili me krenari mund të quhet “Revista e Personazheve.” Në këtë numër, jemi fokusuar në trajtimin e personaliteteve të shquara në fusha të ndryshme, brenda dhe jashtë kufijve të vendit tonë.

Dinamika e emigracionit ka bërë që shqiptarët të kontribuojnë në mënyra të ndryshme në vende të shumta të botës, duke ruajtur gjithmonë lidhjen me atdhen. Numri ynë i ri shpalos ngjarjet dhe angazhimet e tyre, duke sjellë në fokus dinamikën e tyre në ekonominë globale.

Në faqet e revistës, do të njiheni me personalitete të rëndësishme si Drita Ivanaj, e cila me fondacionin e saj ndihmon në avancimin e arsimit dhe kulturës. Gjithashtu, do të përfshihemi në misionin e dr. Skënder Myrtezanit dhe anëtarëve të Vatra Queens, New York, për kthimin e eshtrave të At Fan Nolit në Shqipëri.

Marjana Koçeku, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0