“Shfrytëzimi” dhe qëndrimi në “vend-numëro” i pagave. Bizneset dhe vlerësimet e padrejta për punonjësit - Business Magazine Albania

“Shfrytëzimi” dhe qëndrimi në “vend-numëro” i pagave. Bizneset dhe vlerësimet e padrejta për punonjësit

deklarim

Genti Kuburi është një ish-Bankier, Zyrtar Raportues i Pasqyrave Financiare me një histori të mirëndërtuar të punës në industrinë bankare. I aftë në Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS),  Menaxhimi i Llogarive, Analiza e të Dhënave dhe Barazimi i Llogarive. Profesionist i fortë financiar i fokusuar në Shërbimet Bankare dhe Mbështetëse Financiare. Aktualisht punon si Revenue Manager në addCar International.

Më poshtë ai ka shprehur në shifra një analizë mbi mbetjen në vend-numëro të pagave në Shqipëri.

*Opinion mbi shifra nga Genti Kuburi

Mesatarisht një individ i mbaron studimet e ciklit BACHELOR në moshën 21-22 vjec, ndërkohë studimet e ciklit MASTER në moshën 23-24 vjeç. Që pas kësaj moshe(në mos edhe më herët), fillon jeta ‘profesionale’ duke u punësuar.

Personat të cilët kanë 15 vite eksperience pune janë përafërsisht 36-39 vjeç.

Nëqoftëse puna ka filluar me pagën 42.000 ALL bruto, atëherë vetëm duke u indeksuar me normën e INFLACIONIT, paga bruto duhet te ishte 59.823 ALL(2006-2021). Kryesisht neper kompani ka dhe promovime apo ri-titullizime(në bazë të pozicionit ose eksperiencës).

Lexo edhe: Pasioni dhe paga: Si të krijoni një balance mes tyre?

Një individ që sapo ka filluar punën titullohet JUNIOR, ndërkohe mesatarisht pas 2 vitesh merr titullin SPECIALIST(që është promovim). Pas mesatarisht 3 vitesh merr titullin SENIOR(5 vite ne total), dhe përafërsisht mbas 3 vitesh(në varësi të rrethanave) promovohet dhe në pozicionin e HEAD OF UNIT.

Në varësi të kompanive, promovimi vlerësohet sipas skemave(përafërsisht):

JUNIOR – SPECIALIST (0-20.000 ALL)
SPECIALIST – SENIOR (0-20.000 ALL)
SENIOR – HEAD OF UNIT (0-30.000 ALL)

Duke marre për bazë këtë simulim, një person i cili nis me pagën bruto 42.000 ALL, arrin këto paga:

SPECIALIST – 64.255 ALL
SENIOR – 88.099 ALL
HEAD OF UNIT – 121.631 ALL

Nëqoftëse çdo vit paga do te indeksohej me normën e INFLACIONIT, atëherë në fund të 15 viteve do të kishin një page BRUTO 137.848 ALL dhe NET 108.389 ALL(foto e bashkëngjitur).

INFLACIONI nga viti 2006 – 2021 është rritur me 42%(sipas shifrave zyrtare).

Thënë këto me sipër, kohët e fundit shumë kompani kanë vlerësuar me anën e postimeve te tyre, stafin ‘besnik’, i cili ka qëndruar mbi 10 apo 15 vite me to.

Shumë nga këto individ as që i afrohen pagës prej 100.000 ALL NET.

Të gjithë punonjësit duhet të mendojnë në mënyrë të ZGJUAR.

VLERESIMI dhe RESPEKTI me i madh është: SHPERBLIMI.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0