Shfaqja më e shikuar televizive në botë do të prezantohet nga inteligjenca artificiale - Business Magazine Albania

Shfaqja më e shikuar televizive në botë do të prezantohet nga inteligjenca artificiale

~6 minuta lexim


Prezantuesit e parë të inteligjencës artificiale në botë do të kryesojnë “New Year’s Gala” të këtij viti në China Central Television (CCTV) – rrjeti televiziv më i shikuar në botë.

Një audiencë prej më shumë se një miliard personash në mbarë botën pritet të ndjekin transmetuesin shtetëror kinez që shënon hapjen e vitit të ri Hënor Kinez më 5 Shkurt. Katër prezantuesve të mirënjohur – Beining Sa, Xun Zhu, Bo Gao dhe Yang Long – do t’u bashkohet secilit nga një kopje IA e vetes së tyre – në fakt binjakët e tyre dixhitalë.

Lexoni: Kur inteligjenca artificiale takon burimet njerëzore

“Inteligjenca artificiale personale”, e krijuar nga ObEN Inc., do të jenë moderatorët e parë të IA në botë. Në vend që thjesht të bëhen avatarë të krijuar nga kompjuteri, teknologjitë e IA, duke përfshirë machine learning, vizionin kompjuterik, përpunimin e gjuhës natyrale dhe sintezën e të folurit, janë përdorur për “rindërtimin” e kopjeve virtuale të këtyre personave të njohur.

Drejtori i Përgjithshëm i ObEN Nikhil Jain, i cili tha se ndërsa shfaqja televizive do të shfaqë teknologjinë e kompanisë së tij për audiencën më të madhe televizive në botë, potencialet e IA-ve personale – PAI-të – shkojnë akoma më tej dhe mund të revolucionarizojnë shumë fusha të shoqërisë.

Në fakt, kompania tashmë po punon për të krijuar mjekë, infermierë dhe mësues, të pajisur me IA, si dhe personazhe të famshëm virtualë.

Jain tha se ideja erdhi tek ai kur ai po kërkonte mënyra se si të shuante mallin e fëmijëve të tij kur ai detyrohej të largohej nga shtëpia për periudha të gjata në rastet e udhëtimeve të biznesit.

“Unë do të udhëtoja shumë dhe kuptova se do të më mungonin … Unë mendova se nëse do të kisha një kopje në shtëpi – një kopje dixhitale që bisedon me zërin tim dhe mund të ndërveprojë me fëmijët e mi, atëherë fëmijëve të mi nuk do t’u mungoja shumë dhe gruaja ime do të jetë më e lumtur me mua!”

Ajo që dallon avatarët e mundshëm të ObEN nga “kopjet dixhitale” të tjera që kanë ekzistuar më parë është se ata janë në gjendje të flasin dhe të veprojnë, si njerëzit që përfaqësojnë.

Të dhënat vizuale që i lejojnë avatarët të duken si subjektet e tyre mblidhen nga skanerët 3D, por ky është vetëm fillimi i procesit të krijimit të një homologu IA të një qenieje njerëzore.

Lexoni: Si do ta transformojë inteligjenca artificiale biznesin tuaj?

Teknologjia e rrjetit neural, e ndërtuar rreth parimeve të deep learning, përdoret për të marrë një regjistrim të zërit të subjektit si dhe të dhëna lidhur me sjelljet dhe veprimet e subjektit dhe nga kjo mund të krijojë modelet e të folurit si dhe aspektet e personalitetit të tyre.

Ndërsa rasti i përdorimit mund të duket i lehtë, nuk është e vështirë të shohësh implikimet shumë serioze dhe pasuese të avatarëve IA. Ato mund të jenë hapi i parë në rrugën e lejimit të njerëzve që të shfaqen në të njëjtën kohë në më shumë se një vend dhe ndoshta – nëse simulimet e IA bëhen mjaft realiste në vitet e ardhshme – të jetosh pas vdekjes sonë.

Është e qartë se kjo do të krijonte potencialin për të krijuar “simulime” shumë të gjalla dhe shumë të plota të njerëzve të veçantë si dhe shumë debate komplekse dhe të ndërlikuara etike.

Lexoni: Inteligjenca artificiale po vret kapitalizmin

Një tjetër përdorim potencial që po hulumtohet është në shitjet me pakicë, ku ObEN po punon me shitësin K11 për zhvillimin e IA, për të shtuar një prekje artificiale në përvojën e blerjeve online.

burimi: Forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është përbërja e vogël e përpjekjeve të përsëritura çdo ditë.”
— Robert Collier
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0