Shenja të qarta që ekipi juaj po dështon, si ta ndalni përpara se të... - Business Magazine Albania

Shenja të qarta që ekipi juaj po dështon, si ta ndalni përpara se të jetë vonë?

Në vitin 2017, Uber u gjend në një pikë kthese dramatike. Titujt e mediave flisnin për largime, rënie vlerësimi dhe kaos kulturor. Por nën sipërfaqe ndodhej një problem më i thellë, mos-alinjimi në majën e organizatës.

Ekzekutivët po vepronin të izoluar, pa i sfiduar vendimet e njëri-tjetrit dhe duke shpërfillur sinjalet paralajmëruese. Rezultati? Një goditje prej 20 miliardë dollarësh në vlerësimin e kompanisë dhe një rindërtim total i drejtimit. Megjithatë, Uber nuk u rrëzua, ajo u riformat, duke e kthyer krizën në një shans për transformim kulturor dhe drejtues.

Mos-alinjimi, problemi që të gjithë e ndiejnë, por pak e emërtojnë

Ky nuk është vetëm një tregim për Uber. Mos-alinjimi është një sfidë universale që godet kompanitë në të gjitha fazat dhe industritë. Dhe më keq akoma, shumica e drejtuesve nuk e kuptojnë se janë të çalë, deri kur është tepër vonë.

Vetëm 18% e drejtuesve deklarojnë se ekipet e tyre zbatojnë në mënyrë të vazhdueshme sjellje që tregojnë alinjim të vërtetë, siç janë transparenca, llogaridhënia dhe besimi. Shumë mendojnë se janë të sinkronizuar, por funksionojnë mbi supozime, jo mbi fakte. Dhe në botën e lidershipit, kjo është një recetë për katastrofë.

Si shfaqet mos-alinjimi? Jo me zhurmë, por në heshtje.

Nuk ka sirena paralajmëruese. Vetëm momente të vogla, por me pasoja të mëdha:

-CFO-ja sheh një sinjal të kuq financiar, por nuk ndërhyn.

-CMO-ja mbron buxhetin me fanatizëm, duke penguar bashkëpunimin.

-CEO-ja ndan një vizion, ndërsa ekipi tund kokën në heshtje… por mendërisht është larguar.

Këto nuk duken si dështime. Dhe pikërisht për këtë janë kaq të rrezikshme.

Çmimi i mos-alinjimit, shumë më i lartë se sa duket

Nga shëndeti te teknologjia, financat apo qeverisja, simptomat janë të njëjta:

Evitimi i konflikteve – mungesa e debatit e zhduk inovacionin.

Mbledhje pa thellësi – kthehen në raporte rutinë, jo platforma për ide.

Besim sipërfaqësor – drejtuesit shmangin të kërkojnë ndihmë, nga frika se do duken të dobët.

Angazhim i ulët – njerëzit presin urdhra në vend që të nisin zgjidhje.

Si ta kuptoni nëse jeni të pa-alinjuar?

-A varen të gjitha vendimet nga CEO-ja?

-A ndodh bashkëpunimi real vetëm në grupe të vogla?

-A është ndihma një rrezik, jo një normë?

-A shmangen debatet konstruktive?

Nëse përgjigjet janë “po”, atëherë ekipi nuk është thjesht nën-performues, është një pengesë për vetë suksesin.

Çfarë bëjnë ndryshe ekipet drejtues me performancë të lartë?

Ato nuk ndërtojnë alinjim në mbledhje, por në marrëdhëniet e përditshme. E ndërtojnë me qëllim. Me përkushtim. Me guxim.

Hapi 1: Punoni me veten

-Rritni besimin – krijoni një kulturë ku të gjithë flasin lirshëm, pa frikë nga pasoja.

-Krijoni mekanizma reagimi dhe përmirësimi të vazhdueshëm.

-Mentorimi dhe zhvillimi profesional duhet të jenë pjesë e strategjisë, jo opsion.

Hapi 2: Merrni ndihmë nga jashtë

Trajnerët ekzekutivë janë si pasqyrat, tregojnë çfarë nuk shihni, ndihmojnë në ndërtimin e besimit dhe parandalojnë krizat para se të ndodhin.

Prova finale për çdo CEO: Sa të alinjuar jeni realisht?

Pyetini anëtarët e ekipit tuaj, në mënyrë anonime, që të vlerësojnë nivelin e besimit, bashkëpunimit dhe përkushtimit. Nëse rezultatet ndryshojnë ndjeshëm, atëherë nuk jeni një ekip i alinjuar, jeni thjesht bashkëjetues nën të njëjtën çati.

Fast Company

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0