Shell do të shkurtojë deri në 9,000 vende pune

Shell do të shkurtojë deri në 9,000 vende pune

Shell

Gjigandi holandezo-britanik i naftës Shell tha se planifikon të shkurtojë 7,000-9,000 vende pune, për shkak të rënies së kërkesës për naftë që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit.

Royal Dutch Shell tha se shkurtimet do të zbatohen deri në vitin 2022. Kompania nuk dha detaje se ku do të shkurtohen vendet e punës. Vendimi vjen pesë muaj pasi kompania shkurtoi dividendin e saj për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Shefi ekzekutiv i kompanisë, Ben van Beurden, e përshkroi programin e shkurtimit të vendeve të punës si “një proces jashtëzakonisht të vështirë”, por tha se “është gjëja e duhur për t’u bërë për të ardhmen e kompanisë”.

Ai tha se Shell duhej të ishte “një organizatë më e thjeshtë, më e efektshme, më konkurruese që është më e shkathët dhe e aftë t’u përgjigjet klientëve”.

Z. van Beurden përsëriti se Shell kishte për qëllim të bëhej një biznes i energjisë me zero emetime deri në vitin 2050 ose më shpejt. Kjo do të thotë që kompania duhej të ndryshojë llojin e produkteve që shet, tha ai.

“Ne do të kemi pak naftë dhe gaz në përzierjen e energjisë që shesim deri në vitin 2050, por do të jetë kryesisht energji elektrike me karbon të ulët, biokarburante me karbon të ulët, do të jetë hidrogjen dhe do të jenë të gjitha llojet e zgjidhjeve të tjera”, ai tha

Shell punëson 83,000 njerëz në të gjithë botën.

Kompania është goditur nga një rënie e konsiderueshme e fitimeve qëkur ka nisur pandemia në muajin mars. Ajo ka pësuar rënie me 46% të të ardhurave neto në tremujorin e parë, ndërsa të ardhurat e tremujorit të dytë i kanë rënë me 82%.

BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0