Shefi më i mirë në botë është në Indi: Ai u dha punonjësve të tij 1.260 makina dhe 400 apartamente - Business Magazine Albania

Shefi më i mirë në botë është në Indi: Ai u dha punonjësve të tij 1.260 makina dhe 400 apartamente


Shefat e mirë në fakt ekzistojnë! Savji Dholakia, pronar i kompanisë indiane të  diamantëve H.K. Exports, është i njohur jo vetëm për pagën miliardere të tij, por edhe për bujarinë e tij të jashtëzakonshme.

Kohët e fundit, kreu i një perandorie diamantesh u dha disa dhurata shumë bujare punonjësve të tij më të mirë, duke përfshirë bizhuteri, makina dhe madje edhe apartamente. Sigurisht, diçka e ngjashme është praktikuar nga shumë kompani, por duket se askush nuk e bën në atë shkallë si Savji. Ai u dha dhurata qindra njerëzve.

Dhe kjo nuk ishte një dukuri e kohëve të fundit. Rezulton se gjatë viteve të fundit, miliarderi u ka dhënë 400 apartamente dhe 1.260 makina të punësuarve të tij si dhurata – dhe ky është vetëm fillimi. Gjatë pesë viteve të ardhshme, kompania ka në plan për të siguruar strehim dhe makina për të gjithë ata që punojnë për të.

shefi-më-i-mirë-në-botë-është-në-indi-ai-u-dha-punonjësve-të-tij-1.260-makina-dhe-400-apartamente-businessmag

Kjo është pamja sesi ceremonia e çmimeve dukej. Ajo u zhvillua gjatë festivalit kombëtar hindu të Diwali. Punonjësit e Savji-së ndoshta do t’a mbajnë mend këtë ditë për shumë vite.

shefi-më-i-mirë-në-botë-është-në-indi-ai-u-dha-punonjësve-të-tij-1.260-makina-dhe-400-apartamente-businessmag

“Kjo është një nga fotografitë e mia të preferuara”, tha miliarderi. “Të gjithë ne në H.K. kemi punuar për një kohë të gjatë në mënyrë që të shohim të gjitha këto fytyra të qeshura. ”

 

burimi: brightside

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0