SHBA ndihmon Kosovën: Marrëveshje 236 milionë USD për energjinë - Business Magazine Albania

SHBA ndihmon Kosovën: Marrëveshje 236 milionë USD për energjinë

236 milionë dollarë do të investohen në sektorin energjetik të Kosovës në kuadër të marrëveshjes së programit kompakt të Korporatës amerikane Sfidat e Mijëvjeçarit. 202 milionë prej tyre sigurohen nga qeveria amerikane.

Marrëveshja e firmosur nga Ministrja e Ekonomisë së Kosovës, Artane Rizvanolli Berisha dhe Shefja e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit, Alice Albright, konsiderohet investimi më i madh në sektorin e energjisë në Kosovë këto 40 vitet e fundit. Të pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit ishin dhe presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Është një marrëveshje tejet e rëndësishme, një mbështetje e jashtëzakonshme e SHBA-së për Republikën e Kosovës që edhe njëherë e vulos partneritetin e palëkundur me Shtetet e Bashkuara”, tha Osmani për VOA-n. Kurti nga ana e tij u shpreh se në kohën e krizës globale energjitike për shkak të sulmit rus në Ukrainë dhe inflacionit që pasoi dhe “në kohën kur Kosova nuk arrin që me prodhimin e saj në stinën e dimrit të mbulojë konsumin…nuk kemi mundur të paramendojmë një marrëveshje më të mirë sesa kjo që bëmë tani me Korporatën e Sfidës së Mijëvjeçarit”. Derdhja e fondeve do të nisë të bëhet pasi Kosova të bëjë disa ndryshime ligjore, të domosdoshme për zbatimin e marrëveshjes. Marrëveshja e nënshkruar të mërkurën në Uashington pritet të ratifikohet sot në Kuvendin e Kosovës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0