SHBA miraton përdorimin e një testi të ri për COVID-19

SHBA miraton përdorimin e një testi të ri për COVID-19

SHBA

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka autorizuar për përdorim urgjent një test të ri diagnostikues për COVID-19 përmes pështymës, të zhvilluar në Universitetin Yale.

Në deklaratën e saj FDA tha se testi – që quhet SalivaDirect – nuk kërkon ndonjë lloj të veçantë tamponi apo pajisjeje. Mostra mund të mblidhet në çdo enë, mjafton që ajo të jetë sterile.

Lexoni: Lista e shteteve ku mund të udhëtojnë shqiptarët dhe kushtet përkatëse

Ky testim është i ndryshëm edhe për faktin se nuk kërkon një hap të veçantë për nxjerrjen e acidit nukleik, i cili mbart informacionin kryesor gjenetik të njerëzve.

Mundësimi i testeve pa pasur nevojë për këto pajisje do të sjellë rritje të kapaciteteve testuese, sipas FDA-së. Ky është testi i pestë i autorizuar nga FDA, që përdor pështymën si mostër prove.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0