Lista e shteteve ku mund të udhëtojnë shqiptarët dhe kushtet përkatëse

Lista e shteteve ku mund të udhëtojnë shqiptarët dhe kushtet përkatëse

Lista e shteteve

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka hartuar një listë të gjatë, në të cilën tregon shtetet ku mund të udhëtojnë qytetarët shqiptarë dhe rregullat, që duhet t’i zbatojnë. BusinessMag sjell për ju informacionet thelbësore në lidhje me udhëtimet e shqiptarëve jashtë kufijve;

Greqi- Qytetarët shqiptarë me pasaportë shqiptare nuk mund të udhëtojnë drejt Greqisë deri në datën 31 gusht. Gjithashtu, në fluturimet nga Tirana në Athinë kërkohet test negativ i Covid (nga data 7-31 gusht), ndërsa në kufirin tokësor (Kakavijë dhe Kapshticë) testi negativ do të kërkohet duke filluar nga data 17 gusht.

Itali- Sipas një dekreti të qeverisë italiane, të hyrë në fuqi më 12 gusht, parashikohet se, për udhëtarët që hyjnë nga Malta, Spanja, Greqia dhe Kroacia, duhet me patjetër pasja e testit negativ për Covid-19. Shqipëria nuk është e listuar në këtë dekret, ndërsa autoritetet kanë vendosur që udhëtarëve t’ua kryejnë falas tamponin në momentin e mbërritjes në aeroport.

Përgjigja e tamponit do jetë gati për 48 orë. Të gjithë udhëtarët që vijnë nga vende që nuk janë të përfshira në dekret, përfshirë edhe shqiptarët, do jenë të detyruar të karantinohen deri sa t’u komunikohet rezultati i testit të COVID-19.

Gjermani- Sipas Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, pas hyrjes në këtë shtet nga një zonë rreziku, në të cilën përfshihet edhe Shqipëria, udhëtarët  duhet të ndjekin këto rregulla.

  • Vazhdojnë direkt në destinacionin e tyre pas hyrjes në Gjermani
  • Izolohen në shtëpi ose në një akomodim të përshtatshëm
  • Me e-mail ose telefon të njoftojnë autoritetin kompetent, si rregull, Ministrinë e Shëndetësisë në zonën e vendbanimit/ akomodimit në landin përkatës.

Autoritetet gjermane kanë njoftuar se shumë shpejt kushdo që arrin në Gjermani nga një zonë rreziku do t’i kërkohet t’i nënshtrohet testit të COVID-19. Por, kjo masë mund të ndryshojë nga Landi në Land, ndaj udhëtarët duhet të kontrollojnë faqet zyrtare për t’u njohur me informacionet e fundit.

Spanjë- Shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë për në Spanjë, por me disa rregulla. Ata duhet t’u përmbahen kritereve të mëposhtme, ndërsa deri tani, ky shtet nuk aplikon regjim karantine për qytetarët shqiptarë:

  • Kur kanë leje qëndrimi të vlefshme
  • Kur kanë arsye esenciale, të cilat justifikojnë qëllimin e ardhjes

Mbretëri e Bashkuar dhe Irlandë– Në këto dy shtete mund të hyjnë nga Shqipëria shtetasit e këtyre vendeve (Irlandë dhe MB) dhe të gjithë shtetasit e tjerë, përfshirë ata shqiptarë, të cilët kanë leje qëndrimi në këto vende. Por, ndryshe nga disa shtete të tjera, Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda aplikojnë masën e karantinës dy javore.

Zvicër– Aktualisht shtetasve shqiptarë nuk u lejohet lëvizja, me përjashtim të rasteve të veçanta si: emergjencat shëndetësore, familjarë të shtetasve zviceranë apo atyre me rezidencë në Zvicër.

Ndryshe paraqiten rregullat për ata persona, të cilët kanë të drejtë udhëtimi në Zvicër.  Kjo kategori, e cila mund të këtë qenë në Shqipëri për arsye pune apo për turizëm, nuk e ka për detyrë t’i nënshtrohet regjimit të karantinës.

Austri-Momentalisht shtetasit shqiptarë nuk mund të udhëtojnë drejt Austrisë dhe situata nuk premton për një rihapje të shpejtë. Austria lejon tranzitin si dhe udhëtimin e shtetasve shqiptarë që janë të pajisur dhe kanë leje qëndrimi në Austri ose në një nga vendet Shengen (por jo nëse vijnë nga Suedia, Spanja, Portugalia).

Sipas MEPJ-së së Shqipërisë, shtetet si Franca dhe Portugalia nuk lejojnë udhëtimin drejt tyre të shtetasve shqiptarë, të cilët nuk janë të pajisur me vizë D të vlefshme apo me leje qëndrimi në këto 2 vende. Nga kjo masë bëjnë përjashtim vetëm diplomatët, vizitat zyrtare dhe punonjësit e transportit apo stafet mjekësore dhe ato humanitare.

Mali i Zi- Në këtë vend shqiptarët mund të hyjnë duke paraqitur testin negativ të COVID-19, jo më të vjetër se 48 orë.

 Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut shqiptarët mund të udhëtojnë pa asnjë detyrim karantinimi apo testi negativ për Covid-19.

Listën e plotë të shteteve për kushtet e lëvizjeve mund ta gjeni duke klikuar këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0