10 milion pasagjerë zgjodhën tarifat e ulëta të Wizz Air drejt destinacioneve të tyre - Business Magazine Albania

10 milion pasagjerë zgjodhën tarifat e ulëta të Wizz Air drejt destinacioneve të tyre

10 Milionë pasagjerë zgjodhën tarifat e ulëta të Wizz Air drejt destinacioneve të tyre

Wizz Air, linja ajrore udhëheqëse në Shqipëri, ka kënaqësinë të njoftojë një moment të jashtëzakonshëm historik: 10 milionë pasagjerë kanë fluturuar me Wizz Air që prej nisjes së fluturimeve në Shqipëri në vitin 2017. Kjo arritje e mrekullueshme thekson edhe një herë angazhimin e Wizz Air për të ofruar sa më shumë opsione biletash me çmime të përballueshmë për të gjithë qytetarët, pa ndikuar në cilësinë e shërbimit.

Kjo shënon jo vetëm një triumf numerik, por është gjithashtu edhe një festim i udhëtimeve të panumërta dhe të paharrueshme, të cilat janë bërë të mundura përmes shërbimeve me tarifa të përballueshme të Wizz Air.

Për ta festuar këtë moment historik, Wizz Air  surprizoi pasagjerin e 10 miliontë në avion duke e bërë udhëtimin e tij edhe më të paharrueshëm. Në fluturimin e nisur nga Tirana drejt Romës, më datë 5 shkurt, Wizz Air i dhuroi pasagjerit të ulur në rreshtin e 10-të një kupon, të cilin mund ta përdorë për të rezervuar blieta përmes linjës ajrore. Gjatë vitit të kaluar, Wizz Air transportoi 4.6 milionë pasagjerë në Shqipëri, duke shënuar një rritje prej 49% në trafikun e pasagjerëve, krahasuar me një vit më parë. Wizz Air ka operuar 25 mijë fluturime nga dhe drejt Shqipërisë në vitin 2023, krahasuar me 16 mijë në vitin 2022.

Lexo edhe:Wizz Air nis fluturime speciale nga Shqipëria për në Kampionatin Europian të Futbollit 2024

Në të njëjtën kohë, linja ajrore ka përmirësuar ndjeshëm edhe performancën operacionale, duke e çuar në 99.28% normën e fluturimeve të përfunduara sipas planifikimit. Për më tepër, gjatë vitit 2023, Wizz Air forcoi pozicionin e saj duke u renditur ndër tre linjat ajrore më të përpikta në Europë.
Wizz Air hyri në tregun shiqptar në vitin 2017, si kompania e parë me kosto të ulët në vend, duke hapur kështu mundësi udhëtimi me linja direkte dhe çmime të përballueshme për të gjithë qytetarët shqiptarë. Që atëherë, kompania krijoi bazën e saj në Tiranë, me një flotë prej 11 avionësh. Me më shumë se 50 fluturime direkte nga Tirana, ndër to 24 destinacione unike, Wizz Air do të sjellë edhe dy avionë të rinj në bazën e saj në Tiranë në sezonin e ardhshëm veror si dhe do të prezantojë dy destinacione të reja nga Tirana – fluturime direkte drejt Valencias në Spanjë si dhe në Leipzig, Gjermani.

wizzair

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0