SHBA masa kundër inflacionit, rritja më e madhe e normës së interesit që nga 1994 - Business Magazine Albania

SHBA masa kundër inflacionit, rritja më e madhe e normës së interesit që nga 1994

SHBA

Rezerva Federale amerikane intensifikoi përpjekjet e saj për të zbutur inflacionin e lartë duke rritur normën bazë të interesit me 0.75 %, rritja më e madhe e bërë nga ky institucion prej rreth tre dekadash.

Ky vendim u pasua me paralajmërimin për rritje të tjera të mëdha të normës së interesit që mund të rrisin rrezikun për një tjetër recesion.

Lëvizja që Rezerva Federale njoftoi pas takimit të saj të fundit mbi çështjen e politikave, do të rrisë normën standarde afatshkurtër, duke ndikuar në shumë kredi konsumatore dhe biznesi.

Lexo: Inflacion rekord në Europë. Pritet rritje më tej në Shqipëri

Banka Qendrore po forcon përpjekjet e saj për të shtrënguar kreditimin në kushtet kur inflacioni ka arritur nivelin më të lartë në katër dekada, prej 8.6%, duke ndikuar në shumë sektorë të ekonomisë dhe duke mos dhënë asnjë shenjë ngadalësimi.

VOA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0