SHBA drejt uljes së taksave për punëtorët. Një leksion që vlen për qeverinë shqiptare - Business Magazine Albania

SHBA drejt uljes së taksave për punëtorët. Një leksion që vlen për qeverinë shqiptare


Për shkak të nivelit të lartë të borxhit publik, qeveria shqiptare ndër vite ka rritur taksat, duke theksuar së fundi taksën mbi pronën. Lehtësimi përfshin vetëm sektorin e turizmit elitar prej më pak se një viti. Me taksa të larta ne jemi shumë më të ndjeshëm ndaj çdo dobësimi të mëtejshëjm të tregjeve europiane (të cilat janë në rrezik të lartë recesioni).

Ndërkohë, tregu amerikan, mund të jetë një shembull për politikëbërës në Europë dhe në vendin tonë. Administrata të bindjeve të kundërta politike, kur vjen puna tek rritja e ekonomisë së vendit të tyre, mirëqenies së familjes e biznesit, e dinë çfarë duhet të bëjnë: të nxisin punën, prodhimin dhe konsumin përmes taksave të ulëta. Këtë pritet të bëjë edhe Presindenti Trump, pavarësisht kostove politike që mund të ketë në zgjedhjet e ardhshme.

Shtëpia e Bardhë po studion një paketë reformash për të nxitur rritjen ekonomike amerikane. Mes masave të parashikuara është ulja e përkohshme e taksës së të ardhurave nga paga. Parashikohen njëkohësisht edhe rishikime të taksave ndaj importeve nga Kina.

Lajmi është bërë i ditur nga Washington Post. diskutimet për paketën janë në fazë fillestare dhe përfshijnë edhe ulje të tjera të taksave. Ndërkohë Shtëpia e Bardhë ende nuk e ka konfirmuar, duke theksuar se propozimi nuk është marrë në konsideratë “në mënyrë aktive”.

Lexo: Ja ndryshimet e taksave dhe tarifave nga 1 Janari 2019

T’i japësh një nxitje konsumit të familjeve

Një ulje e taksave nga paga e miliona amerikanëve, do t’i jepte një goditje pozitive konsumit dhe do të ndalonte uljen ekonomike. Ulja prite të prekë “payroll tax”, taksa federale prej 6.2% në të ardhurat nga paga, e cila përdoret për të financuar programet e kujdesit shëndetësor dhe sigurimeve shoqërore. Mbi Nivelin e  132.900 dollarë të ardhura vjetore, edhe punëdhënësi paguan një tjetër 6,2% taksë të pagës, po për programet shëndetësore dhe të sigurimit. Kjo është një masë që do të ndikonte direkt në të ardhurat e miliona familjeve amerikane.

Shtresa me të ardhura mesatare në fokus

Këshilltarët ekonomikë të presidentit Trump, të shqetësuar nga rreziku i një frenimi tjetër rritjeje po bëjnë këtë propozim që mbështet shtresën e mesme të popullsisë.

Administrata e Trump, ka zbatuar më parë një reformë fiskale për kompanitë, duke ulur taksimin e ndërmarrjeve nga 35% në 21%. Reformë që ka nxitur zhvillimin e koorporatave amerikane dy vitet e fundit. Ky vlerësohet ndër vendimet e vetme që ka nxitur zhvillimin e  ekonomisë amerikane. Ndërkohë, mbetën të larta taksat e shtresës së mesme dhe presidenti disa muaj më parë kishte hedhur idenë e uljes së taksës për punonjësit.

Më parë, e bëri Obama

Një ulje e taksës mbi pagën në SHBA ka ndodhur gjatë administratës së Obamës. Pas krisës  financiare, vendosi të ulë taksën në 4,25% nga 2011 deri në 2013 për të nxitur rimëkëmbjen dhe konsumin.
Nëse Trump, shkon përpara me programin e uljes së taksës për shtresën e mesme të popullsisë (një kalë beteje kryesisht për të djathtët dhe aspak popullor për republikanët, të cilët kanë më shumë në fokus uljen e shpenzimeve publike), krahas largimit të valëve të recesionit, do të shtojë një tjetër pikëpyetje në mundësitë e rizgjedhjes së tij në vitin 2020.

Lexo: Kongresmenia amerikane dhe Bill Gates bien dakord: Robotët janë ide shumë e mirë për aq kohë sa do të paguajnë taksa

BM, WP

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0