Shazam ka lëshuar një përditësim të shumëpritur, që tani na lejon të përdorim aplikacionin edhe offline.
Tani Shazam na lejon të gjejmë një këngë thjeshtë duke hapur aplikacionin, duke shtypur butonin blu dhe duke e pozicionuar telefonin afër burimit të muzikës.
Me këtë përditësim mund të përdorni Shazam edhe pa qenë të lidhur me internetin, do të mjaftojë ta përdorni atë si zakonisht dhe Shazam do ju tregojë titullin e këngës që po dëgjonit menjëherë sapo lidhja e internetit të jetë e disponueshme.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto