ShareTheMeal, startupi që po i tregon botës diçka ndryshe

ShareTheMeal, startupi që po i tregon botës diçka ndryshe


T’i dhurosh fëmijës së një refugjati një vakt, është tani një prekje larg telefonit tuaj.

ShareTheMeal, një aplikacion i ri dhe falas i lançuar nga Programi Global i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara, (United Nations World Food Programme a.k.a WFP) të enjten, i lejon përdoruesit që t’u dhurojnë një vakt prej vetëm 50 cent fëmijëve të refugjatëve. Dhe deri tani po vërteton se gjeste të vogla mund ta bëjnë diferencën.

Fushata aktuale fokusohet specifikisht mbi fëmijët e refugjatëve sirianë që jetojnë në kampin Za’atari të refugjatëve në Jordaninë Veriore, me qëllimin për t’u siguruar vakte shkollore rreth 20,000 fëmijëve për një vit.

Përdoruesit e këtij aplikacioni kanë gjithashtu opsionin për të dhuruar më shumë para për të patur një impakt më të madh, 3.5$ pët të ushqyer një fëmijë në javë, 45$ për tre muaj, 90$ për gjashtë muaj dhe 182.5$ për një vit. WFP do të marrë vetëm 5 centë për dhurim që shkon për mbulimin e kostove.

Aplikacioni ShareTheMeal u zhvillua nga Sebastian Stricker dhe Bernhard KoWatsch në prill të 2014-ës si pjesë e Akseleratorit për Inovacionin e WFP, që kërkon ide, projekte dhe iniciativa të ndryshme që mund të përshpejtojnë progresin drejt reduktimit të urisë.

Ata udhëhoqën një lançim të suksesshëm të aplikacionit në qershor të 2015-ës, me më shumë se 120,000 përdoruesë në Gjermani, Austri dhe Zvicër, dukë furnizuar më shumë se 1.7 milionë vakte për fëmijët në nevojë të shkollave në Lesotho.

“Po bëjmë progres në reduktimin e urisë në rang global,” ka thënë Stricker për Mashable. “Por nëse duam të arrijmë objektivin e urisë ‘zero’ brenda vitit 2030, ndjejmë se duhej bërë diçka e re.”

Prandaj ata e gjetën zgjidhjen nëpërmjet smartphonave; përdoruesit e smartphonave ua kalojnë në shifra fëmijëve të uritur në botë, në një raport 20 me 1, sipas WFP.

Përdoruesi mund të lëvizë më poshtë aplikacionit për të marrë më shumë informacione se ku po shkojnë këto para që dhuron dhe të gjurmojë progresin e përpjekjeve të WFP, pasi kjo ishte kërkesa e përdoruesve për transparencë gjatë testit të lançimit. Ka edhe një aspekt social, pasi mund ta lidhësh Facebook me aplikacionin për të ndarë kauzën me miqtë dhe familjen.

Stricker thotë se fushata aktuale për fëmijët e refugjatëve sirianë fokusohet në vaktet e shkollave, sepse ka pasur rezultat pozitiv në thyerjen e ciklit të urisë. Ndihmon gjithashtu të rrisë aksesin në arsimim.

Fushata rrit ndërgjegjësimin në botën e sotme që po zhvillohet, duke treguar se me vetëm 50 cent mund të kenë një ndikim të madh në jetën e një fëmije.

“Për pjesën më të madhe prej nesh, 50 cent nuk janë shumë. Për një fëmijë që nuk ka asgjë për të ngrënë, do të thotë një ditë me vakte të plota. Ky është komponenti emocional që ka ky projekt, të lidhësh ata që kanë me ata që nuk kanë,” thotë Stricker.

Njëherë që objektivi për të furnizuar me vakte 20,000 fëmijë të emigrantëve sirianë realizohet, aplikacioni do të ndërmarrë hapin e ardhshëm për një tjetër fushatë. Por ndërsa stafi vazhdon të zhvillojë dhe përmirësojë eksperiencën e aplikacionit, Stricker thotë se është e mundur se mund të adresohen shumë kauza dhe mund të punohet më organizata të tjera në të njëëtën kohë.

“Ne ndjejmë se smartphonat kanë një potencial të jashtëzakonshëm,” ka thënë Stricker. “Lidhet vërtet me bërjen e bamirësisë në një mënyrë sa më të lehtë që është e mundur, kurdoherë që duan dhe nga çdo vend.”

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0