Sezoni i futbollit amerikan është zyrtarisht duke filluar dhe po punohet për draftin e NFL 2020. Analisti i CBS Sports ka treguar një pjesë të draftit të këtij viti, ku përfshin 32 skuadrat e përzgjedhura për fazën e parë të ndeshjeve.
Alabama kryeson listën me numrin më të lartë të pjesëmarrësve përfaqësues që ka pasur ndonjëherë një vend në NFL. Ky rekord deri tani mbahet nga Majami, që ka pasur 6 lojtarë përfaqësues në kampionatin NFL gjatë vitit 2004.
Por Crimson Tide nuk ishte skuadra e vetme që kishte 6 lojtarë të përzgjedhur për të luajtur në raundin e parë, edhe LSU kishte 6 lojtarë gjatë fazës kur bëhej projektimi i raundeve.
Për herë të parë në historinë e Super Bowl, në pjesën e parë të ndeshjes do të performojnë dy këngëtare latine me famë botërore- Jennifer Lopez dhe Shakira. Duke qenë se kampionati do të mbahet në Majami dhe 70% e popullsisë është latine, pjesëmarrja e artisteve nuk është rastësi.
Lopez tha se nuk ishte vetëm “super e emocionuar”, por ajo gjithashtu besonte se NFL donte të bënte një “deklaratë” përmes pjesëmarrjes së saj. Jennifer shtoi se ishte shumë e lumtur që po bëhej pjesë e një lëvizjeje të re të përfshirjes së femrave.
Shakira ka bërë një deklaratë të ngjashme ku ka thënë që performanca e saj gjatë NFL “është gjëja e duhur për të bërë për komunitetin latin” dhe se kjo do jetë “një mundësi për të promovuar kulturën e tyre”.
Ajo që filloi si një performancë muzikore nga një grup kolegjistësh që marshonin, u kthye në eventin kulturor më të ndjekur të muzikës pop. Që prej momentit kur NFL filloi të përfshijë tema, të sjellë sponsora korporatash dhe performanca muzikore në skenë, ai u bë spektakli më i përfolur dhe më i analizuar i ditëve të sotme.
Lexo këtu: Spotet e Super Bowl, supremacia vazhdon apo po perëndon?
Ndërkohë që “hoopla” ka siguruar një audiencë masive, ajo ka grumbulluar edhe shumë kritikë. Për herë të parë pas shumë kohësh, loja po tërheq vëmendjen e NFL, ose të paktën këtë do të besojë Roger Goodell, i cili është kryetari i Ligës.
Jennifer Lopes dhe Shakira do të performojnë live në skenë gjatë pjesës së parë të Super Bowl në Majami.
NFL po ristrukturohet pas performancës së Maroon 5 në 2019
Super Bowl 2019 u mbajt në Atlanta, një qytet që ka qenë qendra e të drejtave të njeriut gjatë lëvizjes së vitit 1960 dhe ka 51% të popullsisë me afro-amerikanë me ngjyrë. Për një vend të tillë ishte shumë e cuditshme përzgjedhja dhe performanca e një grupi pop me anëtarë të bardhë si Maroon 5. Disa nga fansat e NFL u prekën aq shumë sa krijuan një peticion ku kërkonin që grupi i pop-it të largohej.
Më keq se reagimet dhe postimet për NFL 2019, ishin rankimet. Me 98.2 milionë shikues, Super Bowl 2019 pati audiencën më të ulët të dekadës.
Edhe pse performanca e dy artisteve me ngjyrë në NFL 2020 është një ngjarje gjigande që rrit krenarinë e komunitetit dhe ka potencialin për të rritur audiencën latine, kjo nuk është dicka që do ketë efekt afatgjatë. Në fakt, Andersen thotë “ajo cka do ishte një transformim i vërtetë do ishte një komentatore femër e cila do analizonte lojën, ose më shumë trajnere si Katie Sowers (një ndihmës-trajnere e San Fransosko-s) në fushë. Ky do ishte fillimi i një lëvizjeje.
Për tu habitur ose jo, NFL mbetet një nga kompeticionet sportive më fitimprurës në botë. Pavarësisht nëse lojërat janë “një pjesë PR-i që e bëjnë lojën më gjithpërfshirëse”, sic thotë Carrington, gjërat që ndodhin në këtë ngjarje globale do kenë impakt në rezultatin final.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.