Sfida IDEA ka shpallur 6 fituesit e vitit 2020, ditën e mërkurë, më 28 tetor. 450 nga 1700 aplikantë ishin përzgjedhur të përfitonin nga trajnimet e IDEA 2020, e organizuar si sfidë kombëtare e përbërë nga 6 sfida rajonale, në Vlorë, Shkodër, Berat, Korçë, Elbasan dhe Tiranë.
Fjalën e hapjes e mbajti Jetona Myteveli, koordinatore e projektit IDEA.
180 sipërmarrës ishin përzgjedhur të merrnin pjesë në Modulin për kompetencat e avancuara të biznesit dhe 170 prej tyre hartuan një plan biznesi. Në ceremoninë finale, 16 finalistët prezantuan idetë e tyre, 6 prej të cilave u shpallën fituese.
Juria përbëhej nga Antonela Hako, presidente e Dhomës Ekonomike të Gruas dhe presidente e kompanisë Hako, Rafaela Rica nga Iceberg Communication, Indrit Daçi nga ALBtelecom dhe Bledar Mankollari nga Dhoma Shqiptaro-Gjermane e Tregtisë.
Lexoni: 10 këshilla të dobishme lidhur me rrjetet sociale për start-upe në fazat e hershme
Finalistët patën mundësi të prezantonin bizneset e tyre dhe t’u përgjigjeshin pyetjeve të jurisë.
6 fituesit e Sfida IDEA 2020, të cilët fituan edhe grante prej 4000 dhe 7000 eurosh, varësisht nga skuadra janë:
Evelina & Aleksandros Keta – You Camp
Kreshnik Heqinaj – Ferma e Xhevitit
Elona Bakiu – Tezlin
Jetmira Kojoshi – Natyra Ime
Andrit Hyselli – Bletari Hyselli
Algerta Plakaxhiu – Edu Excellence Academy
Finalistët kanë marrë pjesë në 8 muaj intensiv inkubimi te Sfida IDEA 2020, 10 ditë trajnim interaktiv për biznesin me trajnerët CEFE, 2 muaj me këshilltarët e biznesit për hartimin e planit të biznesit, dhe 2 muaj me mentorët për të njohur nga afër realitetin shqiptar të biznesit.
Programi i trajnimit kombinon teorinë me praktikën, të mësuarit përmes eksperiencës (metoda CEFE), koncepte të lean start up, dizajn thinking dhe sipërmarrës rezilient.
E financuar nga qeveria gjermane dhe e implementuar nga GIZ-ProSEED, “Sfida IDEA” synon të rrisë aftësitë sipërmarrëse midis pronarëve të NMVM-ve të reja ose atyre ekzistuese, të cilët synojnë të zgjerojnë biznesin e tyre për të rritur potencialin konkurrues në tregun kombëtar dhe ndërkombëtar.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.