Segmenti hekurudhor Tiranë – Durrës – Rinas parashikohet të hapet në tetor - Business Magazine Albania

Segmenti hekurudhor Tiranë – Durrës – Rinas parashikohet të hapet në tetor


Tenderi ndërkombëtar për segmentin hekurudhor Tiranë – Durrës – Rinas parashikohet të hapet gjatë muajit tetor. Burime pranë ekspertëve që po punojnë për këtë projekt, bëjnë të ditur se në fund të shtatorit do të mbahet një dëgjesë publike.

Për herë të parë, hekurudha shqiptare ka një projekt ndërtimi dhe rikonstruksioni siç është ajo Tiranë – Durrës – Rinas, kostoja e së cilës llogaritet në rreth 81.5 milionë euro nga të cilat 44% ose 35.4 milionë euro do të akordohen nga BERZH dhe pjesa tjetër, kredi që do të paguhet nga qeveria shqiptare.

Projekti do të konsistojë në rikonstruksionin e segmentit ekzistues mes Tiranës dhe Durrësit, si dhe me ndërtimin e ri të pjesës që do të lidhet me Rinasin. Ky segment ka një gjatësi prej 50 km, ndërsa kostoja llogaritet në rreth 50 milionë euro.

Studimi i fizibilitetit ka treguar se ndërtimi i segmentit Tiranë – Durrës – Rinas do të zgjasë mbi 3 vjet. Parashikohet që të transportohen në vit rreth 1.4 milionë pasagjerë. Kjo nisur edhe nga fakti që në zonën industriale Tiranë – Durrës realizohet edhe pjesa më e madhe e aktivitetit ekonomik.
Gjithashtu parashikohet që gjatë fazës së ndërtimit, të angazhohen rreth 1,375 punonjës direkt dhe indirekt, ndërsa gjatë fazës së operimit, numri do të arrijë në rreth 2,200 punonjës.

Një tjetër përfitim ka të bëjë me reduktimin e kostove për Hekurudhën Shqiptare, që llogaritet në rreth 60 milionë euro, nisur nga niveli i amortizimit që kjo linjë paraqet sot. Gjithashtu është përllogaritur vlera e kursimit nga qytetarët, që do të jenë në nivel 55 milionë euro në vit. Ndihmesë (që nuk është përfshirë në këtë studim) do të ofrojë edhe sa i përket sigurisë, duke qenë se njerëzit do të tentojnë të qarkullojnë më shumë përmes kësaj linje.

Nga ana tjetër, do të ulet frekuentimi i autostradës rrugore Tiranë – Durrës, ku sot qarkullojnë rreth 20,000 mjete në ditë, gjë e cila do të shoqërohet me reduktim të kostove të mirëmbajtjes.
Por, projekte të tilla të rëndësishme që do të zbatojnë një teknologji moderne do të kërkojnë menaxhim dhe mirëmbajtje.

Në lojë, në këtë rast, do të futet edhe sektori privat, përmes Partneritetit Publik Privat. Kësaj do t’i shërbejë edhe Kodi i ri Hekurudhor që po diskutohet në Kuvend.

Burimi: monitor.al 

Must watch
Business Mag Nr. #25 - Mars 2021

Kjo periudhë përkon me një vit të plotë në kushte pandemie në vendin tonë, në Europë dhe në mbarë botën. Në një vit ndodhën shumë zhvillime, të paparashkuara ndonjëherë më parë nga ne, duke hedhur poshtë shumë plane apo projekte tonat për rritjen. Por, në këtë kohë sipërmarrje të ndryshme u vunë në lëvizje për të gjetur zgjidhje të reja e për të siguruar mbijetesën.

Në këtë numër të revistës, vijnë zhvillimet përmes gjurmëve që kanë lënë tek industri, sipërmarrje apo individë sipërmarrës.

Pano Soko, ekonomist i njohur flet për efektet e paketave ekonomike të mbështetjes dhe nevojën për paketa ndihme në industritë e prekura.

Rubrika 3X3 i kushtohet industrisë së verërave. Nga intervistat tona me 3 prodhues rezulton se

verërat shqiptare janë të “paralizuara” nga pandemia.

Verërat janë në një trend me turizmin. Brunila Liçaj, profesore dhe eksperte në fushën e turizmit është optimiste për të ardhmen e kësaj fushe.

Në rubrikën e brandeve kemi sjellë, fabrikën e qumështit dhe prodhimeve të bulmetit “Lufra”, ndërsa një brand që po rimëkëmbet nga Kosova është prodhuesi i këpucëve artizanale “Perolli”. Të dy këto brande janë model frymëzimi për njerëzit e punës!

Një pjesë e rëndësishme e revistës i dedikohet konkursit dhe fituesve të Businessmag në …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0