Së shpejti do të prezantohet smartphone i parë i përthyeshëm - Business Magazine Albania

Së shpejti do të prezantohet smartphone i parë i përthyeshëm


Një kompani kineze ka njoftuar se do të hedhë në treg brenda 12 muajvë telefonin e parë inteligjent që mund të përthyhet në formën e një rrethi.

Në fakt kjo ka qenë një ide e hershme e disa kompanive të tjera, por është “Moxi Group” kompania që do ta vërë në jetë këtë plan. Kompania e sapoformuar me bazë në Chonquing tha se ka në plan të prodhojë si fillim 100 mijë telefona të tillë deri në fund të vitit, dhe secili prej tyre do të kushtojë 520 paund.

Telefoni do të jetë i gjatë, me një ekran të ngushtë dhe bateri të madhe në fund. Pajisja do të ketë aftësi të përthyhet e tëra dhe të vendoset në kyçin e dorës si byzylyk.

Ekrani do të jetë Graphene, një material i zhvilluar për herë të parë në Britani, i cili është i lehtë, i hollë dhe një përcjellës shumë i mirë.

 

/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Ndonjëherë nuk e sheh veten tënde qartë, deri kur e sheh me sytë e të tjerëve.”
— Ellen DeGeneres
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0