Së shpejti bizneset do të jenë në gjendje të lidhen me 1 miliardë përdorues të WhatsApp-it - Business Magazine Albania

Së shpejti bizneset do të jenë në gjendje të lidhen me 1 miliardë përdorues të WhatsApp-it


Programet e mediave sociale janë vazhdimisht duke evoluar në aftësitë e tyre të reklamimit me qëllim rritjen e të ardhurave. Pinterest së fundmi ka mundësuar “Promoted Video Ads”; Facebook është duke eksperimentuar me reklama gjatë transmetimeve live. Tani dhe WhatsApp i është bashkuar kësaj përleshje.

Në një postim në blog të publikuar sot, WhatsApp njoftoi se është duke ndryshuar kushtet e tij. Ndër të tjera, ai është duke planifikuar të ndajë numrat e telefonit të përdoruesve të tij dhe të përdoren në Facebook, kompania e tij mëmë.

Gjigandi i komunikimit me mesazhe do të lejojë bizneset të njoftojnë përdoruesit e WhatsApp me informacion të shërbimit, si dhe të dërgojë reklama. Këto ndryshime, kanë për qëllim testimin e mënyrave që njerëzit të komunikojnë me bizneset. Edhe pse nuk është krejtësisht e papritur, lajmi është disi luhatës, pasi qëndron kundër paktit që dy kompanitë bënë dy vjet më parë, kur Facebook bleu kompaninë. Në atë kohë, çdo firmë tha se do të vazhdojë të operojë në mënyrë të pavarur.

Nga këto ndryshime do të përfitojnë bizneset, pasi kjo gjë hap rrjetin e tyre në më shumë se 1 miliardë përdorues të WhatsApp. “Facebook mund të ofrojë kështu sugjerime më të sakta miqësie dhe t’ju tregojë reklamat më të rëndësishme nëqoftëse ju keni një llogari me ta. Për shembull, “ju mund të shihni një reklamë nga një kompani që ju tashmë punoni me të”, thuhet në postim. Përdoruesit duhet të bien dakord me kushtet e reja dhe “privacy policy ” para se ndryshimet të hyjnë në fuqi, por WhatsApp do t’u japë atyre mundësinë për të zgjedhur mbi ndarjen e informacionit të tyre me Facebook.

Burimi: Shkruar nga Guadalupe Gonzales dhe publikuar në inc.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0