Samsung teston teknologjine 5G, planifikon ta prezantoje ne 2020-n - Business Magazine Albania

Samsung teston teknologjine 5G, planifikon ta prezantoje ne 2020-n


Samsung ka bere nje hap te rendesishem ne transmetimin e te dhenave permes pajisjeve mobile. Sic raportohet nga Yonhap News, kompania ka testuar se fundmi nje version per teknologjine 5G ne celulare.
 
Permes kesaj teknologjie arrihet nje shpejtesi shkarkimi prej 1Gbps ne nje brez prej 28 Gigahertz. Ne testet e zhvilluara, Samsung-u e ka arritur shpejtesine prej 1Gbps, cka do te thote se nje film mund te shkarkohet ne me pak se nje sekonde. Per ta krahasuar me teknologjine 4G, shpejtesia per kete te fundit arrin ne 75Mbps.
 
Teknologjia eshte ende ne fazat e para. Per testimet ne fjale, u deshen 64 antena per t’u realizuar. Sipas Samsung-ut, kjo teknologji do te jete gati ne vitin 2020. Gjithsesi, nuk do te jete nje standard komunikimi qe do te zhvillohet vetem nga kompania koreano-jugore. Projektit i jane bashkuar edhe qeveria kineze dhe Bashkimi Europian, te cilet kane investuar fonde te konsiderueshme.
 
Qellimi i teknologjise 5G eshte te rrise shpejtesine e aksesimit te internetit me synimin per te rritur njekohesisht penetrimin e tij ne pajisjet mobile. Nje shpejtesi e tille duket e jashtezakonshme tani per tani, vecanerisht nese mendojme se behet fjale per sektorin mobile.
 
Miratohet plani i frekuencave qe i hap rruge teknologjise 4G. Shpejtesi te tilla transmetimi te dhenash ofrohen per momentin ne zona te caktuara te SHBA-se vetem per ne shtepi. (PCWorld Albanian)

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0