Samsung prezanton pajisjet më të fundit inovative në EuroCucina 2018

Samsung prezanton pajisjet më të fundit inovative në EuroCucina 2018


Milano, Itali – 18 Prill 2018 – Samsung Electronics Co., Ltd. njofton sot pjesëmarrjen e saj të parë në bienalen EuroCucina 2018 në Milano, si pjesë e angazhimit për të forcuar praninë e saj në tregun europian. Ekspozita e Samsung ka për qëllim ngritjen e imazhit dhe reputacionit të markës së kompanisë ndërmjet konsumatorëve në rajon me produkte që sjellin një ndryshim të vërtetë në jetën e konsumatorëve.

“Ne jemi shumë të kënaqur të prezantojmë pajisjet tona më të fundit këtu në EuroCucina në Milano për herë të parë,” tha BK Kang, Zëvendës Presidenti Ekzekutiv pranë Samsung Electronics, Kreu i Shitjeve & Marketingut Global, pranë Digital Appliances Business. “Ne shpresojmë që pjesëmarrja jonë në EuroCucina të tregojë përkushtimin tonë për të ofruar pajisje inovative në shtëpi që gjallërojnë kuzhinat dhe u japin konsumatorëve përfitime reale që mund t’i përjetojnë çdo ditë.”

Inovacioni i fokusit tek konsumatori me New Dual Cook Flex

Samsung është duke prezantuar linjën e saj të plotë të produkteve në EuroCucina dhe midis gamës së zgjidhjeve të pashembullta të kuzhinës është furra e re Dual Cook Flex. Risi e saj e parë në industrinë e BE-së. “Dyer fleksibël” u jep konsumatorëve qasje të pavarur në ndarjen e sipërme të furrës pa humbur nxehtësi dhe pa kompromentuar performancën e gatimit në ndarjen e poshtme. Pjesët e sipërme dhe të poshtme mund të përdoren edhe si një ndarje më e madhe për enët e mëdha duke hequr ndarësin.

Dual Cook Flex gjithashtu e bën më të lehtë përgatitjen e pjatave të shumta duke përdorur sistemin e dyfishtë të gatimit (Dual Cook). Konsumatorët mund të vendosin dy temperatura dhe kohë të ndryshme për secilën ndarje për të arritur shijen më të mirë të mundshme gjatë gatimit të njëkohshëm. Dual Cook gjithashtu parandalon përzierjen e erërave midis ndarjeve, duke siguruar performancë optimale të gatimit. Duke u mundësuar konsumatorëve që të përdorin vetëm ndarjen e sipërme, Dual Cook gjithashtu përmirëson efikasitetin e energjisë duke reduktuar kohën e ngrohjes dhe përdorimin e përgjithshëm të energjisë.1

Dual Cook Flex ofron një sërë veçorish smart për gatim të optimizuar. Për shembull, konsumatorët mund të fillojnë të ngrohin paraprakisht furrën dhe në distancë të monitorojnë dhe kontrollojnë kushtet e gatimit kur janë në lëvizje nëpërmjet aplikacionit SmartThings. Përveç kësaj, Udhëzuesi i Gatimit rekomandon mënyrën më të mirë të gatimit, temperaturën dhe kohën e gatimit bazuar në përbërësit dhe llojin e ushqimit që po përgatitet.

Jetesë më e zgjuar me AI/IoT Solution

Si pjesë e prezencës së Samsung në EuroCucina, do të ketë paraqitje se si produktet kyçe shtëpiake IoT punojnë së bashku duke u integruar në mënyrë të përsosur. Samsung ka në plan të maksimizojë udhëheqjen e saj smart/IoT duke ofruar zgjidhje të zgjuara të personalizuara. Vizitorët do të jenë në gjendje të përjetojnë teknologjitë unike IoT të Samsung nëpërmjet Family Hub dhe opsioneve të tij të zgjuara.

Në ekran do të jetë lidhja e zgjuar e Dual Cook Flex dhe brezi i fundit i Family Hub që është i integruar me SmartThings. Family Hub u jep konsumatorëve një përvojë të lehtë, të përshtatshme dhe të harmonizuar për lidhjen e të gjitha pajisjeve të zgjuara në shtëpi, me karakteristika si Bixby, Plani i ushqimit, Lista e Blerjeve dhe Recetat që ofrojnë eksperienca reale të zgjuara në kuzhinë.

Teknologji inovative dhe dizajn i thjeshtë në kuzhinë

Në stendën e Samsung, vizitorët do të mund të përjetojnë dhe të kuptojnë teknologjitë unike të kuzhines së kompanisë. Kjo përfshin pjatalarësen WaterWall që pastron në mënyrë të përkryer të gjitha enët nga cepi në cep dhe pllakën e gatimit Virtual Flame, e cila siguron kontrollin vizual intuitiv të flakëve. Do të ekspozohet edhe teknologjia Samsung Twin Cooling Plus në një ekspozues transparent për të treguar se si sistemi kontrollon frigoriferin dhe ngrirësin në mënyrë të pavarur nga njeri-tjetri.

Përveç kësaj, do të prezantohen edhe modelet premium të Samsung, duke përfshirë dizajnin e sheshtë, një dizajn minimalist që harmonizon në mënyrë të përsosur të gjitha linjat në një dhe maksimizon përdorshmërinë. Samsung gjithashtu tregon paketën e zezë të prodhuar me çelik inox dhe Koleksionin Modernist të Dacor.

Për të demonstruar më tej pajisjet e tij inovatore dhe të zgjuara, Samsung do të organizojë një konferencë lançimi për partnerët dhe median më 18 Prill në auditorin e Salone del Mobile dhe një spektakël ekskluziv gatimi të Samsung Club des Chefs drejtuar nga kuzhinierët e vlerësuar Michelin, në të njëjtën ditë, në Stendën e Samsung në Sallën 15. EuroCucina, dhe teknologjia e saj ndihmëse për Eventet e Kuzhinës, është pjesë e Salone del Mobile Milano nga 17 deri në 22 Prill.

Për më tepër foto klikoni këtu

Rreth Samsung Electronics Co, Ltd

Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me ide dhe teknologji transformuese. Kompania po ripërcakton botën e TV-ve, telefonëve inteligjentë, pajisjeve që vishen, tabletëve, pajisjeve dixhitale, sistemeve të rrjetit dhe memorjes, sistemit të zgjidhjeve LSI, fonderi dhe zgjidhjeve LED. Për të rejat më të fundit, lutemi vizitoni redaksinë e lajmeve Samsung në: http://news.samsung.com.

1 Konsumi total i energjisë reduktohet deri në 20% dhe koha e ngrohjes është 4 min sipas rezultatit të testimit të brendshëm në ndarjen e sipërme bazuar në protokollin e provës IEC-60350 (ëmbëlsira të vogla, me konveksion 155 ℃, krahasuar me përdorimin e të tërë ndarjes). Rezultatet mund të ndryshojnë në varësi të ushqimit që gatuhet, përdorimit dhe faktorëve të tjerë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0