Pajisja më e fundit vjen në formën e një tableti praktik dhe mundësohet nga aplikacioni SmartThings dhe inteligjenca artificiale për një përvojë të personalizuar dhe të lidhur të përdoruesit në shtëpi
Samsung Electronics ka zbuluar Samsung Home Hub, një sistem i ri i kontrollit të shtëpisë nëpërmjet një tableti inovativ 8,4 inç, në CES 2022. Home Hub i ri ofron akses të shpejtë në pajisjet dhe shërbimet e lidhura të shtëpisë në një mënyrë të personalizuar, ndërkohë që përmirëson përdorimin e aftësive të inteligjencës artificiale dhe SmartThings për të krijuar zgjidhje të zgjuara. Me Home Hub, e gjithë familja gjithashtu mund t’i trajtojë punët e shtëpisë në mënyrë më efikase me një ndërfaqe intuitive që çdokush mund ta aksesojë. Për shkak të inovacionit të tij, Samsung Home Hub fitoi çmimin CES Innovation Award edhe përpara panairit.
“Samsung Home Hub sjell lidhjen brenda një smart home si kurrë më parë, duke e bërë jetën e përditshme më të lehtë. Home Hub për përdoruesit ofron një përvojë të personalizuar duke kujtuar preferencat dhe opsionet e pajisjeve elektroshtëpiake në një shtëpi, ndërsa ndërfaqja intuitive i lejon çdo anëtari të familjes të kryejë punët e shtëpisë shpejt dhe me efikasitet,” tha Hyesoon Yang, Zëvendëse Presidente dhe Shefe e Eksperiencës së Klientit në Digital Appliances Business të Samsung Electronics.
Lidhje e gjerë
Samsung Home Hub sjell veçori që i lejojnë përdoruesit jo vetëm të menaxhojnë pajisjet elektroshtëpiake brenda një smart home, por edhe rutinat e përditshme dhe një listë të punëve të shtëpisë që anëtarët e familjes duhet të bëjnë. Home Hub mund të lidhet me çdo pajisje brenda ekosistemit SmartThings, duke përfshirë pajisjet inteligjente elektroshtëpiake të prodhuara nga Samsung. Gjithashtu, janë zbuluar dhe opsionet shtesë të lidhjes me pajisje të tjera të smart home, si kontrolli i dritës ose sistemi i mbylljes së dyerve.
Eksperiencë e personalizuar
Për herë të parë ndonjëherë, Samsung Home Hub sjell një formë të ndërfaqes së përdoruesit që përdor inteligjencën artificiale dhe aplikacionin SmartThings për të ofruar menaxhim të unifikuar të gjithë shtëpisë në një pajisje praktike, siç është tableti. Kategoritë e shërbimeve softuerike të ofruara nga SmartThings përfshijnë gatimin, kujdesin për veshjet, kafshët shtëpiake, ajrin, energjinë dhe të ashtuquajturin Home Care Wizard për t’u kujdesur për të gjithë shtëpinë. Përdoruesi mund të menaxhojë ndërfaqen e komandës zanore duke përdorur asistentin zanor Bixby, ku një sistem mikrofoni cilësor lejon që komandat të jepen në distanca të largëta brenda shtëpisë.
Për shembull, përdoruesi mund të përdorë mundësitë e aplikacionit gjatë gatimit për të planifikuar dhe blerë përbërës dhe për të përgatitur vaktet duke përdorur shërbimin ™ Family Hub. Kur është koha për të larë rrobat, Home Hub mund të lidhet me lavatriçet dhe tharëset Samsung Bespoke për të vendosur automatikisht programin e larjes, në varësi jo vetëm nga preferencat e përdoruesit, por edhe nga kushtet e jashtme. Gjithashtu, me ndihmën e një kamere inteligjente në fshesën robotike Bespoke Jet Bot AI +, përdoruesi mund të kontrollojë se çfarë po bën aktualisht kafsha shtëpiake dhe me ndihmën e shërbimeve SmartThings të rregullojë kushtet në shtëpi, si p.sh. ajri i kondicionuar për ta bërë qëndrimin e tij më komod. Për më tepër, me Home Hub, ajri i kondicionuar i shtëpisë është plotësisht i automatizuar sipas kushteve të analizuara vazhdimisht, dhe përdoruesi mund të optimizojë gjithashtu konsumin e energjisë falë analizës së përdorimit që përfshin opsione shtesë të kursimit të energjisë. Ajo që duhet theksuar patjetër është veçoria e shërbimit SmartThings Home Care Wizard, i cili kontrollon vazhdimisht gjendjen e pajisjeve elektroshtëpiake dhe informon përdoruesin për probleme të mundshme, nevojën për ndërrimin e pjesëve dhe hapat që duhen ndërmarrë.
Qëndrueshmëria si pjesë e smart home
Në kuadër të panairit CES 2022, Samsung njoftoi përshpejtimin e zhvillimit të zgjidhjeve të qëndrueshme në fushën e pajisjeve elektroshtëpiake. Në këtë drejtim, Samsung ka njoftuar gjithashtu bashkëpunimin me kompani si kompania amerikane e veshjeve Patagonia për të reduktuar ndikimin e mikroplastikës në mjedis, si dhe me kompaninë Q CELLS e cila me funksionin Zero Energy Home Integration brenda aplikacionit SmartThings mundëson menaxhimin e energjisë së marrë nga panelet diellore. Përveç kësaj, Samsung ka njoftuar një rritje të përqindjes së plastikës së ricikluar në prodhimin e pajisjeve elektroshtëpiake nga pjesa aktuale prej 5 në 30% në vitin 2024. Në të ardhmen, kjo përfaqëson një rritje nga 25,000 ton plastikë të ricikluar të përdorur në 158,000. Përveç kësaj, Samsung ka zhvilluar një plastikë të posaçme të ricikluar nga polipropileni për kazanët e lavatriçeve të saj që është shumë më e qëndrueshme se më parë, ndërsa është paralajmëruar zgjerimi i programit të ambalazheve të njohura ekologjike edhe në pajisje të tjera.
Më në fund, Samsung njoftoi bashkimin e saj me Home Connectivity Alliance (HCA), me prodhues të tjerë kryesorë në fushën e zgjidhjeve të smart home, e cila synon të promovojë ndërveprim dhe siguri më të madhe.
Samsung Home Hub do të jetë i disponueshëm globalisht pas prezantimit të tij zyrtar në tregun korean në mars.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.