Samsung nis zyrtarisht fushatën për lojërat olimpike dhe paraolimpike Paris 2024 - Business Magazine Albania

Samsung nis zyrtarisht fushatën për lojërat olimpike dhe paraolimpike Paris 2024

Me më pak se 100 ditë deri në fillimin e lojrave olimpike Paris 2024, Samsung Electronics, si një Partner Olimpik dhe Paraolimpik në mbarë botën, nisi zyrtarisht fushatën e tij “Open always wins”, ku prezantoi vlerat e markës dhe njoftoi hapjen madhështore në vitrinen Olympic™️ rendezvous @ Samsung | Champs-Elysees 125.

Siç u njoftua në janar, mesazhi “Open always wins” i Samsung artikulon besimin e markës se mundëson perspektiva të reja dhe mundësi të pafundme dhe do të shërbejë si zemra e programimit në Paris 2024. Fushata e re, e cila debutoi sot, sjell “Open always wins” në jetë përmes historive të skateboarder-it të ekipit Samsung Galaxy, Aurélien Giraud (Francë), vrapuesit Johannes Floors (Gjermani) dhe kërcimtares breakdanc Sarah Bee (Francë) dhe tregon se si të jesh i hapur ju mundëson të bëni gjëra të jashtëzakonshme.

“Si një partner olimpik dhe paraolimpik mbarëbotëror, Samsung ka nxitur inovacionin dhe ka ofruar teknologji dhe përvoja të fundit në Lojërat për gati 40 vjet,” tha TM Roh, President dhe Shef i Biznesit të Eksperiencës në Mobile në Samsung Electronics. “Mënyra se si i shijojmë Lojërat ka evoluar në mënyrë dramatike me kalimin e kohës, me teknologjinë që luan një rol kritik në sjelljen e shpirtit olimpik në jetë. Kjo konkretizohet ndërsa ne nisim “Open always wins” dhe ne jemi krenar për të sjellë tifozët dhe atletët olimpikë më afër se kurrë duke ofruar përvoja të reja dhe lidhje domethënëse në Paris 2024 me fushatën tonë “Open always wins”.

Samsung zbuloi gjithashtu një vitrinë krejt të re, Olympic™️ rendezvous @ Samsung | Champs-Elysees 125, i cili do t’i çojë fansat e Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike në një udhëtim epik drejt Parisit 2024 përmes përvojave ikonike. Ata do të rijetojnë momentet më të rëndësishme të Lojërave Oliptike të kaluara me Galaxy, do të eksplorojnë risitë më të fundit të Samsung dhe do të krijojnë kujtime të përjetshme me Galaxy AI.

Në krijimin e kësaj ekspozite, Samsung bashkëpunoi me arkitektin vizionar dhe fitues të çmimit Pritzker Jean Nouvel, puna novatore e të cilit pasqyron shpirtin e jashtëzakonshëm të atletëve olimpikë dhe paraolimpikë, duke shtyrë vazhdimisht kufijtë dhe duke ripërcaktuar mundësitë. Frymëzuar nga Sallonet pariziane nga Epoka e Iluminizmit, hapësira është krijuar për të festuar hapjen ndaj perspektivave dhe mundësive të reja përmes reflektimeve dhe iluzioneve optike që ngjallin ndjenjën e pranimit, harmonisë dhe lidhjes.

“E gjithë hapësira është projektuar për të festuar angazhimin e Samsung ndaj hapjes,” tha Jean Nouvel. “Fasada grafike abstrakte kap reflektimet e lëvizjeve dhe dritave që shfaqen dhe zhduken në një çast, ndërsa pasqyrat e bardha mat, reflektuese në holl ftojnë zbulimin të risive më të fundit.”

Olimpik™️ rendezvous @ Samsung | Champs-Elysees 125 u inaugurua me një ceremoni të prerjes së shiritit ku morën pjesë TM Roh, ambasadorët e ekipit Samsung Galaxy duke përfshirë sërferen franceze Joanne Defay, kërcimtarin britanik Karam Singh dhe paranotarin francez Ugo Didier; Anne-Sophie Voumard, Drejtoreshë Menaxhuese e Shërbimeve të Televizionit dhe Marketingut për IOC, Pierre Rabadan, nënkryetar i Bashkisë përgjegjës për Sportin, Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike për Qytetin e Parisit dhe Étienne Thobois, Drejtor i Përgjithshëm i Komitetit Organizativ të Parisit për Olimpiadën 2024 dhe Lojërat Paralimpike.

“Ne jemi të emocionuar që shohim vlerat tona të përbashkëta të kremtohen për këto ‘Games wide open’ në Olimpik™️ rendezvous @ Samsung,” tha Anne-Sophie Voumard, Drejtoreshë Menaxhuese, Shërbimet e Televizionit dhe Marketingut të IOC. “Samsung ka luajtur një rol të madh në ngritjen e përvojës së tifozëve të Lojërave Olimpike përmes teknologjisë së tyre inovative gjatë dekadave dhe ne jemi të impresionuar kur i shohim ata ta çojnë atë në nivelin tjetër me këtë vitrinë, si dhe përmes shumë mënyrave që ata do të mbështesin inskenimin në Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike të ardhshme këtu në Paris.”

Olimpik™️ rendezvous @ Samsung, i vendosur në 125 Avenue des Champs-Élysées, do të hapë dyert për publikun më 3 maj dhe do të zgjasë deri më 31 tetor, nga ora 10:00-20:00 e hënë-e shtunë dhe 11:00-20: 00 pasdite të dielave. Ai do të presë një sërë ngjarjesh speciale gjatë verës dhe do të jetë i hapur për këdo që dëshiron të përjetoj ndjesitë e Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike Paris 2024.

Përveç ekspozitës së vendosur në Champs-Élysées, Samsung do të hapë hapësira shtesë olimpike™️ @Samsung rreth qytetit dhe rrethinave të tij, duke përfshirë Parkun Olimpik, Fshatin Olimpik dhe Paralimpik, si dhe Qendrën Kryesore të Shtypit, si stacione Samsung Galaxy në vendet kryesore të Lojërave Olimpike dhe Paralimpike, ku vizitorët do të kenë mundësi të përjetojnë risitë më të fundit Galaxy.

Ndiqni fushatën e Samsung “Open always wins” në kanalin YouTube të Samsung: LINK.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0