Samsung lançon proçesorin Exynos Premium 9 i ndërtuar sipas teknologjisë botërore 10nm FinFET - Business Magazine Albania

Samsung lançon proçesorin Exynos Premium 9 i ndërtuar sipas teknologjisë botërore 10nm FinFET


Samsung Electronics Co., Ltd lideri botëror i teknologjisë së gjysmëpërçuesve, lançoi sot proçesorin më të fundit premium të aplikimit (AP), Exynos 9 Series 8895. Ky është seti i parë i çipeve të proçesorit më të avancuar Samsung dhe drejtues i industrisë për teknologjinë e proçesorëve FinFet 10 nanometër (nm) me një strukturë tranzitori 3D të përmirësuar, e cila mundëson një përformancë 27% më të lartë ndërkohë që konsumon 40% më pak energji krahasuar me teknologjinë 14nm.

Exynos 9 Series 8895 është proçesori i parë në llojin e tij që ka një modem gigabit LTE, i cili mban pesë porta përçuese, apo 5CA. Ai shpërndan të dhëna të shpejta dhe të qëndrueshme të materialeve deri në një maksimum prej 1 Gbps (Cat.16) downlink me 5CA dhe 150 Mbps (Cat.13) uplink me 2CA.

Exynos 8895 është një proçesor me 8 bërthama (okta-core), i përbërë nga 4 bërthama procesor të gjeneratës së dytë të Samsung për një performancë të përmirësuar dhe efikasitet të energjisë në ndryshim nga 4 bërthamat Cortex-A53. Me teknologjinë Samsung Coherent Interconnect (SCI), proçesori i fundit integron një sistem heterogjen arkitekturor i cili mundëson një informatikë të shpejtë për një gamë të gjerë aplikacionesh si për shembull inteligjencën artificiale dhe të mësuarin e thellë.

samsung-lancon-procesorin-exynos-premium-9-i-ndertuar-sipas-teknologjise-boterore-10nm-finfet-businessmag

Exynos 8895 gjithashtu shpërndan përvojën më të mirë multimedia falë GPU-së së fuqishme dhe codec me mutli-formate (MFC) si dhe përvojën grafike 3D të një niveli tjetër që minimizon gjendjen latente për 4K UHD VR dhe përvojën e lojërave me Mali-G71 GPU të fundit të ARM-s.

Përveç kësaj, me MFC e avancuar, proçesori mundëson regjistrimin e video-ve dhe playback-un me një rezolucion maksimal 4K UHD me 12fps. Ai ka dhe teknologjinë e përpunimit të video-s që mundëson një përvojë me kualitet të lartë duke rritur cilësinë e imazhit; për shembull, për aplikacionet VR (Realiteti Virtual), Exynos 8895 krijon një përvojë reale dhe 3 dimensionale te video-s me një rezolucion 4K.

Exynos 8895 ka një njësi të veçantë të përpunimit për zgjidhje të shumta rreth sigurisë, i nevojshëm për pagesat me anë të telefonit të cilat kërkojnë njohje të irisit të syrit apo shenjës së gishtit dhe gjithashtu një Njësi të Përpunimit të Vizionit (VPU) që njeh dhe analizon sendet apo lëvizjet për ndjekjen e video-ve të përmirësuara, përpunimin e imazheve panoramike dhe teknologjinë mekanike.

samsung-lancon-procesorin-exynos-premium-9-i-ndertuar-sipas-teknologjise-boterore-10nm-finfet-businessmag

“Përveç kësaj ndërtimi i teknologjisë më të avancuar të proçesorëve 10nm FinFET, Exynos 9 Series 8895 përfshin teknlogjinë e fundit të Samsung si procesor i gjeneratës së dytë, modemin gigabit LTE dhe më tej,“ tha Ben Hur, Zëvendës Presidenti i Marketingut të Sistemit LSI pranë Samsung Electronics.
“Me teknologjitë drejtuese të industrisë si VPU, Exynos 8895 do të sjellë inovacionin e gjeneratës së ardhshme të smartphonëve, syzet VR dhe sistemin e brendshëm të makinave.“

Exynos 9 Series 8895 po prodhohet në masë.

Për më shumë informacion rreth produkteve Samsung Exynos, ju lutem vizitoni www.samsung.com/exynos

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi arrihet më shpesh nga ata që nuk e dinë se dështimi është i pashmangshëm.”
— Coco Chanel
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0